Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Myslim Mrrizi i ftuar në "Repolitix" në Report Tv ka deklaruar se opozita e re i ka votat për të ndaluar votimin në parlament të Reformës Zgjedhore, por sipas tij kjo gjë do të nxirrte sërish fitimtar PD-PS.
"I kemi votat, po kam problem se këta këtë kanë qejf, që ne ta bllokojmë dhe të rri kështu siç është . Nuk duan të kalojnë asgjë këta. Në të gjitha mënyrat shqiptarët janë të humbur. Po të bësh sot referendum 80% e shqiptarëve duan ndryshimin e sistemit. Si mund të mbajnë peng ndryshimin e sistemit, do iu duket lule 26 maji i 1996, trëndeline. Basha nuk ka sjellë asnjë copë letër që kërkon ndryshimin e sistemit", tha Murrizi.
Lajmi kryesor:
Duka kundër Bashës: S' ka vullnet për të ndryshuar sistemin! E ka mbyllur paktin me PS-në! Murrizi: Kemi vota për ta bllokuar 'Zgjedhoren', por humbasim ne
B.K./ReportTv.al