Olaf Scholz dhe Elon Musk

Berlini reagon pas ofendimeve të Elon Musk për Scholz: Në X ka liri për budallenjtë

8 Nëntor, 13:39| Përditesimi: 8 Nëntor, 13:46

  • Share

Në Gjermani, koalicioni qeverisës i Kancelarit Olaf Scholz u shpërbë dje pas shkarkimit të ministrit të financave dhe dorëheqjeve të tre ministrave të tjerë të mërkurën mbrëma nga radhët e partisë “Demokratët e Lirë”, një parti me orientim biznesi.

Pas këtij lajmi manjati Elon Musk me anë të një postimi në platformën X e quajti Olaf Scholz budalla. Pas kësaj deklarate Gjermania nuk e ka lënë pa përgjigje Musk.

"Në X ka liri për budallenjtë", tha për gazetarët zëdhënësja e qeverisë Christiane Hoffmann.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, njoftoi më 6 nëntor 2024 se ka shkarkuar ministrin e Financave, Christian Lindner, gjë që mund ta minojë koalicionin qeverisës trepartiak, i cili varet nga partia pro-biznesit e Lindnerit.

Scholzi e bëri të ditur vendimin përmes një konference për media, pas disa javëve mospajtimesh në mesin e partnerëve të koalicionit për gjetjen e një mënyrë për ta forcuar ekonominë e dobësuar të vendit. Ai gjithashtu njoftoi se do të kërkojë votëbesim në janar.

“Ndihem i detyruar ta ndërmarr këtë hap për ta parandaluar dëmtimin e vendit tonë. Ne kemi nevojë për një qeveri efektive, e cila e ka fuqinë për të marrë vendime të nevojshme për vendin tonë”, tha Scholz.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?