Për të dytin vit radhazi myslimanët në mbarë botën kanë festuar sot festën e Kurban Bajramit në hijen e pandemisë dhe mes shqetësimeve në rritje për përhapjen e variantit delta shumë infektiv të koronavirusit.
Kurban Bajrami, i festuar zakonisht me tubime të mëdha dhe lutje komunale, tubime të mëdha shoqërore , të cilët edhe këtë herë ishin të kufizuara.
Në qytetin e shenjtë të Mekës vetëm 60 000 besimtarë myslimanëe të vaksinuar kanë mundur të shkojnë për peligrinazh, ndfryshe nga shifrat e zakonshme me mbi 2.5 milionë.
Pasi besimtarët filluan adhurimin në tokat e shenjta në prag të Kurban Bajramit u ndërrua edhe mbulesa e Qabesë e njohur si "Kisëah". Mbulesa e re u vendos në Qabe nga ekipet e Drejtorisë së Përgjithshme të Çështjeve të Qabesë dhe Xhamisë së Pejgamberit.
Në Stamboll mijëra besimtarë falën namazin e Kurban Bajramit në Xhaminë Aya Sofya të Stambollit. Ky është namazi i dytë i Kurban Bajramit që nga hapja e e saj si xhami që nga 24 korriku i vitit të kaluar.
Besimtarë të shumtë janë mbledhur në xhamitë në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë për të falur namazin e Kurban Bajramit, duke shënuar fillimin e njërës prej festave më të mëdha të myslimanëve.
Në Maqedoninë e Veriut, ceremonia qendrore u mbajt në xhaminë Mustafa Pasha në Shkup, me masa të shumta mbrojtëse. Gjatë programit të organizuar para faljes së namazit, kori i medresesë në gjuhën shqipe, maqedonase, turke dhe boshnjake.
Edhe në Kosovë, besimtarët myslimanë e kanë falur namazin e Kurban Bajramit me prezencë fizike në të gjitha xhamitë e vendit.
Indonezia ishte ndër të parat vende që festoi Bajramin në kufizime të shumta për shkak të një valë të ashpër të pandemisë. Takimet e mëdha u ndaluan dhe u vendosën kufizime për udhëtime.
Malajzi po ashtu ka festuar në kufizime të shumta. Vizitat në shtëpi dhe vizitat në varreza janë gjithashtu të ndaluara. Besimtarët e shëndetshëm lejohen të mblidhen për lutje në xhami, duke ruajtur distancën shoqërore dhe pa kontakt fizik.
Kryeministri Muhyiddin Yassin u bëri thirrje myslimanëve të qëndrojnë në shtëpi. "Unë ju bëj apel të gjithëve që të jeni të durueshëm dhe të respektoni masat sepse sakrifica juaj është një xhihad i madh në sytë e Allahut dhe në përpjekjen tonë për të shpëtuar jetë", tha ai në një fjalim televiziv në prag të festës.
Edhe në Australi kufizimet kanë penguar festimet si në Sidnei dhe Melburn, dy qytetet më të mëdha të Australisë.
Në Iran po ashtu qytetarët janë detyruar të festojnë në kufizime pasi vendi është futur sërish në shtetrrethim.
Në Bangladesh, autoritetet kanë lehtësuar për 8 ditë kufizimet për hir të festës.
Një shpërthim me bombë ka tronditur festimet në Irak, ku në kryeqytetin e vendit humbën jetën të paktën 35 besimtarë. Sulmi i cili mban autorësinë e ISIS, ndodhi të hënën pasdite në një treg të lagjes Sadër Siti, në kohën kur qytetarët po bënin pazaret për Festën e Kurban Bajramit. Mbi 60 njerëz u plagosën, tha policia.
Kurban Bajrami është një festë e rëndësishme për të gjithë botën islame. Kjo festë simbolizon sakrificën dhe mëshirën e madhe për afrimin me Zotin.
Një sulm me bomba pranë pallatit presidencial në Kabul tronditi festën e Kurban Bajramit në Afganistan. Edhe pse gjatë sulmit nuk u konfirmuan viktima, ajo që bëri përshtypje ishte fakti se qytetarët vazhduan të luteshin.
Në një video të bërë virale në rrjet, vetëm një besimtar frikësohet dhe mbetet në këmbë, ndërsa të tjerët përfshi edhe presidentin Ghani, vijojnë ritualin e faljes.
Lutjet po transmetoheshin drejtpërdrejt dhe Presidenti Ashraf Ghani ishte i pranishëm.
Sulmi erdhi midis një rritje të dhunës në vend, pasi trupat e huaja u tërhoqën pas 20 vjetësh.
Ndryshe nga vitet e kaluara, Talebanët nuk shpallën armëpushim gjatë këtij Bajrami, duke vijuar ofensivën e tyre për pushtimin e pikave kufitare dhe qyteteve e krahinave të ndryshme në vend.