Deputeti i Zgjedhur i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu dhe kreu i PD, Lulzim Basha

Politikë

Mziu i lumtur për fitoren 'spektakolare': Me liderin Basha, Shqipëria në Bashkimin Evropian shumë shpejt

14 Qershor 2021, 11:43| Përditesimi: 14 Qershor 2021, 11:51

  • Share

Deputeti i Zgjedhur i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu ka reaguar i kënaqur lidhur me fitoren “spektakolare” të Lulzim Bashës në qarkun e Dibrës.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Mziu shkruan se dibranët besojnë tek lidershipi i Bashës, duke shtuar se ai mori 95% të votave në këtë qark.

Ai nuk ndal ritmin e lavdeve, duke thënë se kryetari i tij ka fituar “bindshëm” në rang vendi dhe se demokratët e Shqipërisë besojnë tek platforma e tij.

Përveç “lumturisë së fitores”, Mziu nuk mund të fsheh edhe shpresën se një ditë Basha mund të jetë kryeministër.

“Me liderin Basha, Shqipëria në Bashkimin Evropian shumë shpejt”, shkruan Mziu në fund të postimit të tij.

Ditën e djeshëm janë zhvilluar zgjedhjet brenda Partisë Demokratike, për kreun e saj.

Në garë ishin Lulzim Basha, Fatbadh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj.

Fituesi i garës, nuk ishte një surprizë dhe për të tretën herë radhazi në krye të Partisë Demokratike do të jetë, Lulzim Basha.

Përballjen e radhës kundër Partisë Socialiste dhe Edi Ramës, demokratët do ta bëjnë sërish me Lulzim Bashën, edhe pse vijnë nga 4 humbje radhazi.

Lulzim Basha fitoi garën me 81% të votave, ndërkohë që pas tij më i votuari ndër kandidatët ishte renditur Agron Shehaj me 14.8%.

E treta në garë me 2.4 % të votave ka rezultuar kandidatja, Edith Harxhi, ndërsa i fundit me 1.8% doli Farbardh Kadilli.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?