Politikë

Mziu në Report Tv: Opozita të jetë e bashkuar në zgjedhjet vendore të 2023! I gatshëm të kandidoj sërish për Kamzën

29 Shtator 2022, 13:40| Përditesimi: 29 Shtator 2022, 14:25

  • Share

Opozita duhet të jetë e bashkuar në zgjedhjet vendore të 2023 pasi nuk e ka luksin që të kandidojë e ndarë. Kështu deklaroi i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ deputeti demokrat Xhelal Mziu, duke ju referuar edhe bashkëpunimit me Partinë e Lirisë.  Vetëm në këtë mënyrë, thotë Mziu opozita mund të fitojë zgjedhjet vendore.

‘Kemi një pjesë tjetër që nuk ka as siglën dhe nuk po luan as rolin e saj. Është alarm për demokratët pasi nuk ka një bashkim. Por mbetem shpresplotë që në zgjedhjet vendore të 2023 të djathtën ta gjejë të bashkuar, në mënyrë që kandidatët për kryetar bashkie të përfaqësoj të gjithë PD-në brenda saj por edhe gjithë opozitën. Nëse ne duhet të fitojmë në duhet të bashkohemi. Ne duhet të maksimalizojmë votën dhe jo të shohim problemet që mund të ketë një person i caktuar. Të dalim me një kandidat të përbashkët, të partive opozitare, do ishte një zgjidhje e mirë. Kur ke të bësh me zgjedhjet vendore kërkohet që maksimalisht të paraqesësh sa më pak kandidatë. Në këtë kontekst as opozitës dhe as mazhorancës nuk i interes që të ketë më shumë se një kandidat. Është një formule që të imponon për të pasur kandidatë të përbashkët.’- u shpreh Mziu.

Si një nga kryebashkiakët që ka drejtuar për disa mandate bashkinë e Kamzës, Mziu pohoi se ai sërish është i gatshëm që ta lërë mandatin e deputetit dhe të garojë për të marrë drejtimin e bashkisë së Kamzës.

‘Besoj që mund të ketë kandidatë të tjerë që mund ta luajnë këtë rol për të qenë në kryet të bashkisë së Kamëz. Nëse nuk do ketë një kandidat potencial që garanton fitore jam i gatshëm të lë mandatin e deputetit dhe të jem kandidat për bashkinë e Kamzës, pasi është në mazhorancë të djathtë.’- tha Mziu.

Në të njëjtën linjë me Mziun, është edhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili pak ditë më parë i dërgoi një mesazh të qartë Sali Berishës, që në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm të dalin me kandidatë të përbashkët, pasi nuk janë në kushtet që të jenë të ndarë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zhelali: 29/09/2022 15:13

    Me sh xhelal perpara drejt foltores nevojtores.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?