Ilir Beqaj dhe Petrit Vasili

Na fal o zoti Vasili që e hoqëm taksën e sëmundjes që ti dhe Sali Berisha u vendosët shqiptarëve

13 Gusht 2020, 21:18| Përditesimi: 13 Gusht 2020, 21:23

  • Share

“Shëndetësia një dështim i tmerrshëm të cilit Pandemia dhe administrimi katastrofik i vuri vulën.”

Kështu ka deklaruar sot Petrit Vasili. Sigurisht që gjithseicili është I lirë të thotë çfarë të dojë. Ka 30 vite që kjo është një e drejtë e fituar. Në fund të fundit, seicili nga ne, mbi super vetëm kokën e tij mban.

Por meqë për 3 vite e gjysëm kam punuar drejtpërdrejt në shëndetësi gjatë qeverisjes 7 vjeçare të Edi Ramës disa të vërteta ndjej detyrim t’i ndaj me publikun.

Po e nis nga pandemia e Covid -19.

Menaxhimi i pandemisë bazohet në kuadrin ligjor që rregullohet me ligjin nr 15/2016. Ligji i mëparshëm datonte 1994. Na fal o zoti Vasili pse e përpiluam dhe miratuam ligjin “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”.

Tamponët, kitet, reagentët, pajisjet laboratike (kaq të diskutuar këto kohë) vendosen në treg dhe në shërbim të pacientëve sipas kuadrit rregullator bazuar në ligjin 89/2014. Nuk ka patur më parë ligj të tillë në Shqipëri. Na fal o zoti Vasili pse e përpiluam dhe miratuam ligjin “Për pajisjet mjekësore”.

Dezinfektimi kaq i nevojshëm në këto kohe pandemia kryhet sipas kuadrit rregullator bazuar në ligjin 95/2015. Nuk ka patur më parë ligj të tillë në Shqipëri. Na fal o zoti Vasili pse e përpiluam dhe miratuam ligjin “Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin publik”.

127 apo urgjenca mjekësore kombëtare aq e vlefshme këto kohe funksionin në bazë të ligjit 147/2014. Nuk ka patur më parë ligj të tillë në Shqipëri. Na fal o zoti Vasili pse e përpiluam dhe miratuam ligjin “Për shërbimin e Urgjenës Mjekësore në RSH”.

Këto kohë pandemia ka patur jo ankesa, herë me vend e herë pa vend. Por kaluan 5 muaj e nuk pati asnjë ankesë se nuk mundi dikush të bëjë një skaner apo se skaneri nuk punon. Nuk ndodh më që prej 2014. Kohë pritja për një skaner FALAS është 2 ditë dhe për një rezonancë manjetike FALAS është 17 ditë. Na fal o zoti Vasili për këtë dështim.

Gjatë pandemisë recetat me rmbursim u lëshuan elektronikisht nga mjekët e failjes, të firmosura elektronikisht po nga mjekët e të ekzekutuara elektornikisht në rrejtin e farmacive. Na fal o zoti Vasili për këtë dështim të tmerrshëm që nuk u sorollat asnjë pensionist.

Prej 6 vjetësh ka urgjencë mjekësore 24/7 në shërbim të sezonit turistik. Na fal o zoti Vasili edhe për këtë dështim.

Prej 5 vjteësh ka urgjencë kardiake 24/7 në QSUT. Na fal o zoti Vasili edhe për këtë dështim.

Prej 4 vjetësh ka urgjencë celebrale-vaskulare 24/7 në QSUT. Na fal o zoti Vasili edhe për këtë dështim.

Na fal o zoti Vasili pse nënat e reja në Gjirokastër, Sarandë e Korcë sjellin në jetë fëmijët e tyre në kushte dinjitoze e në sterilitet maksimal.

Na fal o zoti Vasili pse duke filluar nga viti i ardhshëm edhe nënat e reja në Berat, Lezhë, e Kukës do të sjellin në jetë fëmijët e tyre në kushte dinjitoze e në sterilitet maksimal.

Na fal o zoti Vasili pse e mbrojmë shëndetin e shqiptarëve nga produktet e duhanit.

Na fal o zoti Vasili pse mbrojmë shëndetin dhe bezdisjen e shqiptarëve nga mushkonjat.

Na fal o zoti Vasili pse nxorrëm nga pluhuri që prej 2006 financimin5 milionë euro modernizimin e spitalit të Traumës.

Na fal o zoti Vasili për spitalin e ri neurollogjik në QSUT

Na fal o zoti Vasili për kirurgjinë e re të përgjithshme në QSUT.

Na fal o zoti Vasili për 100 transplante veshke FALAS për pacientët shqiptarë.

Na fal o zoti Vasili për mijra katarakte FALAS për pensionistët.

Na fal edhe për spitali e ri të sëmundjeve të brendshme në QSUT që po ndërtohet.

Na fal edhe për spitali e ri të pediadrisë në QSUT që po ndërtohet.

Na fal edhe për spitalin e ri në Kukës

Na fal edhe për pediatrinë e re në Durrës.

Na fal edhe për 300 qendra shëndetësore të rikonstruktuara.

Na fal o zoti Vasili që e hoqëm taksën e sëmundjes 10 % që ti dhe Sali Berisha u vendosët shqiptarëve.

Na fal o zoti Vasili që nuk kemi asnjë borxh ndaj furnitorëve të ndryshëm, ndërsa në 2013 ti dhe Sali Berisha vetëm në shëndetësi latë 40 mln dollarë borxhe.

Na fal o zoti Vasili që ulëm 30 % çmimet e barnave të shqiptarëve duke kursyer çdo vit 70 milionë dollarë. Ah jo. Naiv unë i ziu. Jo, Jo. E di që këtë nuk na e fal ti jo.

Komento

Komente

  • Bobi: 14/08/2020 11:37

    Bravo vertet e meriton vemja Petrit Hajduti nje koment te tille qe edhe nje vend pune e shiste me levat e tij 5000€

    Përgjigju
  • rezi: 14/08/2020 06:32

    E vetmja gjë që bëri Vasili kur ishte ministër i shëndetsisë (përvec vjedhjeve pa hesap), ishte vendimi për të larguar nga puna laborante dentistët që kishin më shumë se 32 vjet në punë, po ju afrohej pensioni, e u tha se s'keni shkollën e lartë, harroi përvojën shumë vjecare të tyre. Ato që paguan Vasilin dhe LSI-në, u kthyen prapë, ata që s'kishin të paguanin u detyruan të dilnin në pension të parakohshëm, duke i mohuar punën e bërë dhe marrjen e kontributeve që kishin paguar gjithë jetën. Të vjen të ulërish kur i qan hallin njerëzve tani.

    Përgjigju
    • Cubi: 14/08/2020 19:30

      Gjynah i skreti i dhimsen shqipetaret. Mercenanar i hajdutit e i baxhelles mona. Pthu rrace e qenve. Harxhojm kohe e bejm komente per keta qener qe kan 30 vjet qe spo i ndahen zhvatjes.

  • Arben Metani: 14/08/2020 06:19

    Bravo Z.Beqaj

    Përgjigju
  • Arben Metani: 14/08/2020 06:18

    Bravo Z. Beqaj. Pergjigje me vend dhe dinjitoze.

    Përgjigju
  • besa: 14/08/2020 05:33

    dhe pse nuk me pelqen Beqja, ka te drejte dhe ketyre u duhet perplasur fytyres vreri qe leshojne perdite. Pastaj pse eshte bete detyra,ska nevoje per mburrje se mbase ja dhe me mire. Vetem ata qe nuk ks e bere as kaq te pushojne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?