Ervin Salianji

'Na kanë bërë krenar', Salianji vlerëson kombëtaren në 'Studio Live': E kemi fituar Europianin tonë, në Dortmund kishte vetëm flamuj shqiptarë

20 Qershor, 18:22| Përditesimi: 20 Qershor, 18:27

  • Share

Deputeti Ervin Salianji i ftuar në ‘Studio Live’ tregoi për Arbër Hitajn edhe emocionet e kombëtares kuqezi në Euro 2024, ku ditën e djeshme Shqipëria barazoi 2-2 në minutat e fundit falë një goli të Gjasulës. Salianji vlerëson lojën e kuqezinjve, që një vend i vogël si i yni arrin të përballet me ekipe të mëdhaja në mënyrë dinjitoze.

'Dje duhet të kishim fituar. Ka 20 vite Kroacia që luan në nivele të larta. Padiskutim na kanë bërë krenar. Shqipëria është ky ekip i një vendi të vogël me talent të madh dhe një kombëtare që përfshin tërësisht fjalën kombëtare që ka lojtar të gjithë trevave shqiptare kudo ku ka shqiptarë. Një pjesë janë fëmijë emigrantësh.'

Sa i përket ndeshjes së ardhshme dhe vendimtare me Spanjën, Salianji shprehet se kemi përballë kundërshtarin më të vështirë në botë, që dijnë të fshehin topin.

'Loja e djeshme, padiskutim bën që kjo kombëtare të ketë përtej talentit, të ngjallë që në kompeticione të tjera t’ia dalë, edhe me Spanjën. Spanja është ekipi më i vështirë. Kam ndjekur ndeshjen e kaluar në eliminatoret e kaluar. E fshehin topin. Nuk i dihet.'

Së fundmi, Salianji vlerësoi edhe tifozët shqiptarë që kanë fituar Europianin e tyre.

'Me mbështetjen e tifozëve, që në mendmin tim kemi fituar europianin e tifozëve. Kanë qenë të jashtëzakonshëm në sjelljen e tyre, në rrugët dhe rrugicat e gjermanëve. Në Dortmund kishte në çdo cep vetëm flamuj shqiptarë. Besoj se është ngritur edhe më shumë një ndjenjë kombëtare. Një arritje e këtyre djemve që kanë kualifikuar Shqipërinë dhe të përjetojmë këto emocione.'

Takimin e fundit në grupe në Kampionatin Europian, Shqipëria do ta zhvillojë më datë 24 qershor, të hënën në Duseldorf përballë Spanjë, ora 21:00.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?