Kryeministri Edi Rama teksa ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët e Vlorës, tha se ndërtimi i aeroportit do të sjellë zhvillim të madh ekonomik për qytetarët.
Duke ju përgjigjur një studentje në lidhje me emigracionin dhe se çfarë do të bëjë qeveria që të mbajë të rinjtë në vend, Rama tha se kjo nuk frenohet, por se duhet të krijohen vende të reja pune në Vlorë, më pagë më të lartë.
‘Krijimi vendeve të reja të punës, me paga më të larta. Kjo bëhet përmes investimeve duke rritur mundësitë dhe Vlora i ka shumë. Tani shpresoj të kemi fituesin e për aeroportin e Vlorës dhe portit të ri turistik që shpresojmë të ndërtohet së shpejti. Do të krijojnë një impakt shumë të rëndësishëm ekonomik dhe do të krijojnë vende pune. Na thonë njerëzit 's’kanë bukë 'dhe ti na sjellë 'aeroporte', por nëse përgjigjemi me buke aeroportet sjellin bukë. Sjellin konsumatorë, njerëz që duan të hanë, të konsumojnë, duan të shikojnë në hapësira kulturore, etj.
Aeroportet nuk janë vetëm stacione autobuzi. Sjellin njerëz që duhet të hanë të flenë të konsumojnë kënaqësi të ndryshme përmes atraksioneve të ndryshme. Duhet të shkojnë në aktivitete artistike. Duhet të marrin shërbime shëndetësore. Kështu që është kjo arsyeja pse 1 euro e investuar në një aeroport sjell 24 euro të tjera. Këto struktura, hotelet që do të shtohen, shërbimet që do të shtohen do kërkojnë punonjës. Kjo do të sjellë edhe rritjen e pagës sepse cilësia e shërbimit duhet të jetë më e lartë. Porti turistik është ndryshe, por çon në të njëjtin drejtim. Gjatë sezoneve portet turistike sjellin konsumatorë që shpenzojmë shumë. Ne jetojmë në një fazë historike ku trendi i largimi të njerëzve nga vendi, është negativ, në sensin që më shumë ikin se vijnë.’- tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama bashkëbisedim me banorët e Vlorës: Meta nuk është president, e përdor institucionin për partinë e të shoqes! Leskua pi raki e del e flet përçart
M.Q.//ReportTv.al