TIRANË- Vijon situata absurde në tregjet botërore, e nisur ditën e hënë, kur nafta bruto u shit me çmime poshtë zeros. Aktualisht, në bursa një fuçi naftë referencë e Teksasit tregtohet me afro 3 dollarë, ndërkohë që dje arriti edhe në 40 dollarë minus. Kjo do të thotë që një anije, e cila bleu 20.000 fuçi naftë, në vend që të paguante, u pagua nga shitësi me 140.000 dollarë.
Situata e krijuar ka të bëjë direkt me pasojat në ekonominë botërore që shkaktoi dhe do të shkaktojë sërish pandemia e koronavirusit. Kompanitë më të mëdha të shitjeve të karburanteve kanë deklaruar se kapacitetet e tyre janë ezauruar, duke qenë se prodhimi i naftës vazhdon, po konsumi ka rënë në mënyrë drastike. Transportet janë sektorët më të penalizuara për shkak të bllokimit të lëvizjes së njerëzve.
Kështu, ata tani paguajnë të tjerët që ta largojnë sasinë e stokuar të naftës, që të lirojnë depozitat.
Ende nuk dihet se sa do të vijojë kjo situatë, por për sasitë e prenotuara për muajin qershor, çmimi sërish është pozitiv, rreth 20-25 dollarë për fuçi.
Ndërkohë, nuk ka ndryshuar dje dhe sot çmimi i naftës dhe produkteve të saj me pakicë në Shqipëri. Nga një vëzhgim i kryer prej Report TV, del se diezeli shitet kryesisht me 158 lekë, aq sa edhe një javë më parë. Ndërkohë, vetëm larg qyteteve mund të gjendet edhe me 140-145 lekë për litër.
Kjo situatë ka të bëjë me disa faktorë, i pari nga të cilët është ai që kompanitë e shumicës janë të detyruara të mbajnë shumë rezerva, që aktualisht konsumohen me vështirësi. Ato janë blerë më çmime më të larta se aktualet. Dhe, në fakt, çmimi i pakicës ka pësuar ulje, kur deri pak kohë më parë ishte 178 lekë për litër.
Faktori i dytë është ai që lidhet me taksat. Për naftën paguhet TVSH, akcizë dhe taksë karboni, që sëbashku i shtojnë një barrë prej 100 lekësh për litër produktit në treg.
Megjithatë, me nivelet e arritura aktualisht në tregjet botërore, pritej që çmimet në vend të ishin ulur shumë më tepër.
O EDI RAMA pse merr kaq shume taksa per naften rreth 1000 leke/liter,,,,dhe pse nuk ulet cmimi I naftes sot qe nafta ka vajtur ne bote eshte -10 dollar por na qendron tek 1600 lekshi…. a ke turp mor maskara ,,qe kemi naften me te shtrenjte ne Europe,,,kur dihet qe kemi rezerva nafte te medha,,,pse nuk e largon bankersin DHE JEPJA NXERRJEN E NAFTES KASTRATIT APO NJE BASHKIMI TE KOMPANIVE SHQIPTARE....
PërgjigjuKETO 30 VJET SA HERE QE NE BOTE KARBURANTI ULET NE SHQIPERI ASNJEHERE NUK NDODH SEPSE TE GJITHE QE KANE QEVERISUR JANE TE DEGJENERUAR E TE KOMPROMENTUAR....KJO VJEN EDHE SEPSE KANE TE BEJNE ME POPULL DELE QE PER INTERESA VETJAKE NUK NGRIHET DHE PER TE MBROJTUR HAJDUTET E PARTIVE BEHEN UQER....
PërgjigjuCfare prisni nga vendi me kriminal i botes?
Përgjigju1000 LEKE TE VJETRA TAKSA per nje liter,,,FAJIN Ea KA QEVERIA,,,DUHET TAKSA TE JETE 300 LEKE,,DHE CMIMI NAFTES SHKON TEK 1000 LEKE TE VJETRA,..TURP I MADH....
PërgjigjuMos u ngopshin kurre ne shqiperi, hajduter maskarenj dhe njeres te pashpirt . Kur rriten cmimet jane te paret ne bote qe i ngrene per nga shpejtesia kurse kur ulen ne ter boten jane te fundit qe reagojne. FUNDERINA.
PërgjigjuShtet fundërrine
PërgjigjuPo normal qe ne shqiperi nuk ulet çmimi, se monopolin e ka vetem nje subjekt "Kastrati", ai e vendos cmimin ne shqiperi.
PërgjigjuHahahah ketu ne kete vend babezia eshte ne nje rang shume te larte prit kur ta ngrene cmimin jo ta ulin
PërgjigjuNuk kam fjale tjeter Turi. E ke thene shume mire.. babezi dhe makuteri...