Naftë pa taksë/ Kreu i shoqatës së agro-biznesit: Në 2021 do përfitojnë 80 mijë fermerë! Do jepet me kartë elektronike, s'do ketë abuzime

9 Dhjetor 2020, 13:34| Përditesimi: 9 Dhjetor 2020, 13:42

  • Share

TIRANË- Kostot e fermerëve vitin që vjen do të përgjysmohen për shkak të heqjes së taksave për karburantin, por kryetari i shoqatës së agro-biznesit, Agim Rrapaj thotë se ata ende nuk janë të informuar për mënyrën e aplikimit për t’u bërë pjesë e skemës së përfitimit.

Ai tha se pritet që nga ky vendim i qeverisë të përfitojnë vitin e ardhshëm 80 mijë fermerë, dhe kusht për të përfituar nga skema është pajisja me NIPT.

 “Të formalizuar fermer janë 47 mijë me NIPT. Kërkohet një dokument për të hyrë në këtë skemë. Nëse janë shtuar dhe 1500 është shenjë e mirë. Formalizimi i fermerëve është një kusht i domosdoshëm. Pa u identifikuar nuk mund të realizohet sekma. Pritshmëritë janë të mëdha. Nuk janë për 1500. Por mendohet se në buxhetin e 2021 të marrin pjesë rreth 80 mijë fermerë. Është një skemë e vështirë dhe komplekse. Po bëhet për herë të parë. Po zbatohet një skemë për disa parime. Parimi i gjithëpërfshirjes. Nuk do ketë fermer që nuk do të përfitoje nëse arrinim kriteret. Është digjitale. Nafta do shpërndahet nëpërmjet një karte elektronike. Nuk do ketë mundësi për abuzime. Nafta do shkoje tek fermeri drejtpërdrejtë. Këto 3 parime janë deklaruar se do zbatohen në këtë skemë për rimbursimin e karburantit. Megjithatë për t'u futur në detaje ne nuk kemi  marrë vendim nga këshilli i Ministrave. Nuk kemi asnjë informacion zyrtar. Di që janë ngritur grupe pune. Nuk kemi informacion për çështjet teknike. Nuk kemi paketë të plotë. Nga ajo që ne dimë është se do fillojë në janar, por se kur do të informohen fermerët për mënyrën e aplikimit nuk kemi informacion. Ne besojmë se do jetë afatgjatë. Për reduktimin e karburantit. Janë miratuar buxhetet e 2021. Besoj se do jetë një skemë afatgjatë. Nuk mendoj se do jetë perfekte që në fillim, por do perfeksionohet në vazhdim. Unë nuk mendoj se kalbja e domateve është e përgjithshme”, u shpreh kreu i shoqatës së agro-biznesit, Agim Rrapaj.

Një ditë më parë, në një intervistë për Report Tv, zv. ministri i Bujqësisë Roland Kristo tha se numri i fermerëve të formalizuar deri më tani, që prej tetorit janë rreth 1500, një shifër kjo e vogël, por që për zv. ministrin objektivi është që të rritet pas një fushate 1-mujore ndërgjegjësimi.   

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetari: 09/12/2020 20:12

    Sa me shume lehtesime per fermeret,,mendoj qe gjysma e buxhetit ti kushtohet bujqesise....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?