Paradoksi ku e ka futur Sali Kulla PD-në është se nga një anë sulmojnë Altin Dumanin dhe SPAK-un mëngjes e mbrëmje, nga ana tjetër bëjnë kallëzime po në SPAK për aferat korruptive të kësaj qeverie.
Është paradoks, por qorrat e hanë. Duhet ndarë mendja nëse SPAK është i besueshëm apo organizatë kriminale! Duhet ndarë mendja nëse Dumani është i besueshëm apo është ushtar i krimit dhe i kontrolluar nga Edi Rama.
I ka bërë Saliu lolo dhe qesharak. E kuptojnë se ai flet marrëzi, por janë të detyruar të ulin kokën e të duartrokasin poshtë ballkonit. Pastaj akuzojnë Edi Ramën për autoritarizëm.
Por, të paktën, Rama është në pushtet, ka edhe gurin edhe arrën. Këta kanë frikë nga një kufomë e pakallur politike si plaku në katin e 8-të. Imagjino çdo bënin sikur të ishte Saliu në pushtet dhe ata vartës të tij./ Tema
Saliu eshte mire po ti qe voton akoma Edin Ramen Lali Erin qe po te vjedh per dite
PërgjigjuTë lumtë mendja o Namir.
Përgjigju