Berisha dhe Basha

Namir Lapardhaja: Për ata që trimërohen me Bashën dhe rrinë si pula para Berishës

29 Gusht 2023, 19:59| Përditesimi: 29 Gusht 2023, 20:02

  • Share

Shajnë Bashën dhe mbrojnë Berishën;

Bëjnë humor me Bashën dhe tallen mëngjes e mbrëmje nga Berisha;

Thonë që Basha nuk e sjell dot PD-në në pushtet dhe shpresojnë t’i sjell në pushtet Berisha;

S’i japin kohë Bashës, afatizojnë pa limit Berishën;

Trimërohen me Bashën dhe rrinë si pula para Berishës;

Egërsohen me Bashën, tuten nga Berisha;

Bëjnë të zgjuarin ndaj Bashës, luajnë rolin e budallait para Berishës;

Nuk e respektojnë Bashën dhe nëpërkëmben nga Berisha;

Akuzojnë Bashën për të shitur dhe nuk flasin gjysmë fjale për aferat korruptive të Berishës;

Quajnë peng Bashën, nuk shohin damkën anglo-amerikane ndaj Berishës;

Marrin të mirëqenë çdo akuzë ndaj Bashës, kërkojnë fakte dhe prova për Berishën;

Basha u dha dinjitet, Berisha i linte rrugëve;

Basha nuk i shau kurrë, Berisha nuk la kënd pa anatemuar;

Basha nuk kërcënoi askënd, Berisha nuk la asnjë pa shantazhuar;

Basha u shtriu dorën, Berisha u tregoi kopaçen;

Basha me të mirë, Berisha me gurë;

Bashën e urrejnë, Berishën e duan;

Bashën nuk e duan, sepse nuk e do Berisha;

Po ta dojë sërish Berisha, Bashën sërish do ta duan;

Servilosen ndaj Berishës, ata që serviloseshin më shumë ndaj Bashës.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?