Nano President? Berisha:
Mazhoranca ka emrat e saj

20 Prill 2012, 10:40| Përditesimi:

  • Share
KAMËZ – Kryeministri Berisha është treguar i rezervuar lidhur me propozimin zyrtar që ish kryeministri socialist Fatos Nano bëri mbrëmjen e kaluar për të qenë një kandidat mbi palët për presidentin e ardhshëm të Republikës.
Kreu i qeverisë ka qenë në një vizitë në bashkinë e Kamzës për çështjen e mjedisit, kur është pyetur nga gazetarët për kandidaturën e Fatos Nanos.

“Sot nuk do flas për politikë, sepse jemi këtu për një çështje me shumë rëndësi sikundër është mjedisi. Unë ju them se mazhoranca do të paraqesë kandidatët e saj për kreun e ri të shtetit”, tha Berisha.

Edhe në konferencën për shtyp të dy ditëve më parë, kryeministri Berisha ka deklaruar se presidenti i ardhshëm do të dalë nga rradhët e PD, duke mos përjashtuar edhe konsultimet me opozitën.
Ndërsa, ish kryeministri socialist Fatos Nano mbrëmjen e kaluar ka deklaruar se ofrohet për kandidat për president, duke publikuar edhe axhendën e tij, e cila do të nisë me takimet me kryeministrin Berisha dhe kryesocialistin Edi Rama.

INTERVISTA E FATOS NANOS: DUA TE JEM PRESIDENT
Fatos Nano i rikthehet synimit të tij për të qenë presidenti i ri i Shqipërisë. Pas humbjes në garën presidenciale të vitit 2007, ish kryeministri socialis ka pohuar sot në mbrëmje se zyrtarisht nuk është ende kandidat për presidentin e ri, por i propozon opinionit publik dhe politikës shqiptare ofertën e tij për të qenë në garë.
I ftuar në emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla në TCH, Fatos Nano ka shprehur hapur ambicien e tij për të folur me faktorët politikë për tu ulur në karrihen e kreut të shtetit.


A do të jeni ju kandidat për president?
- Unë nuk jam kandidati për president i republikës. Unë nuk jam kandidati më i rëndësishëm për Shqipërinë e 2012. Vetë Shqipëria është kandidate e rëndësishme për anëtarësim.
Si politikan dhe qytetar unë kam bërë një ofertë, kam ofruar eksperiencën dhe aftësitë e mia për të shërbyer që klima e sotme politike të ndryshojë.
Që marrëdhëniet politike të jenë më progresive dhe nxitëse. Pra, jam ofruar që duke kontaktuar të gjitha palët, të sjell një vlerë të shtuar në konkurrimin e sivjetshëm për rizgjedhjen e presidentit.
Jam këtu për të komunikuar si për frymën e ofertës ashtu edhe për mënyrat.

Cfarë do tentonti ndryshe këtë vit?
- Ajo që është e dobishshme dhe mungon është zgjerimi i hapësirës për dialog. Në raport me pamjet tradicionale të garave të së kaluarës, unë këtë herë kam preferuar të negocioj, të paraqes nga afër në faktorët politikë konceptin dhe platformën time dhe të krijoj një proces të rivendosjes së besimit mes politikës dhe institucioneve.

Nano tha se e shikon të mundshme ndërtimin e axhendave më dinamike dhe ekipe gjithëpërfshirëse në dobi të prioriteteve të dobishme të integrimit apo të kurimit të plagëve të tranzicionit.

Ish kryeministri tha se do të takojë të gjithë drejtuesit e partive të pranishëm në Kuvendin e Shqipërisë, kryeministrin, kreun e opozitës, zotin Meta si kreun e LSI, zotin Mediu, zotin Idrizi dhe zotin Dule.


Me ke nga faktoret politike keni kontaktuar apo do kontaktoni. Si do futet kandidatura juaj ne kuvend?
- Vendit i duhet nje proces sa me transparent, mundesisht sa me konsensual, nje proces qe nepermejt procedures per seleksionimin e zgjedhjes me te mire, te sherbeje edhe per te sjelle palet ne njohje me te thelle te njera-tjetres, te rifitojne besimin se mund te punohet se bashku dhe se mund te ndertojne axhenda me dinamike ne dobi te integrimit apo kurimit te problemeve te tranzicionit.

Kandidatura juaj quhet nga analistet si me e mira, por nga mazhoranca u quajtet i mundshem vetem si kandidature e fundit, nese nuk zgjidhen te tjerat?
- Natyrshem une do takoj gjithe drejtuesit e partive ne kuvend, berishen ramen meten, mediun, idrizin dhe dulen. Eshte ne detyrimet kushtetuese jo vetem te presidentit por edhe cdo aspiranti qe te gjeje hapesirat maksimale per ti degjuar te gjithe e per ti integruar me gjithe pasurite e vlerave te tyre ne procesin e unitetit kombetar drejt integrimit.
E dyta, rasti i mustafa nanos, me epiku ne njerin prej fenomeneve me te shendetshme te demokracise sone te brishte. Ai eshte kritik i imi me i vendosur, kam qene i vemendshem ndaj tij dhe te tjere si lubonja. Bashkimi i emrave te tyre sjell emrin tim. Mirepres kritiken dhe respektoj kritiket. Me ka mbajtur ne forme kjo, njeriu qe s’degjon kritiken, humbet vitalitetin politik.
Se fundi, marredheniet e mia me PS, i kam sherbyer 15 vjet, jam i majte dhe themelues e drejtues me ekipe te gjera i forces kryesore te majte ne shqiperi, marredheniet me ps nuk mund te ngushtohen e vleresohen me intervistat. Une bej vleresime dhe politike. Kam vleresuar si nje nga kritiket me te rrepte te partise qe kam drejtuar fenomenet e mosveprimit me inisiativen e duhur politke, moskuptimin e fazave te reja pas anetaresimit ne internacionale, kam qene nxites e promovues i karrierave te reja. Edhe ne 2009 kam verejtur kthim prapa ne hapesirat demokratike, qe nuk ndihmonin partine. Une mbetem i kthjellet edhe ne komunikimin me publikun per te vleresuar se partite ne nje eksperience shtetare, nuk mund te jene pervecse instrumente demokratike ne sherbim te vendit, nuk mund te vihet nje parti politike mbi shqiperine, prandaj mund te kritikohet me kollaj nje lider politik sesa kombi dhe vendi.

Per AK nuk besoj se une dhe opinioni ka informacionin e duhur per te vleresuar kete parti, cdo kontribut do ishte i mirepritur nese freskon energjite per procesin e integrimit, kritika me ngjallin disa slogane qe duke spekuluar me slogane nacionaliste rrezikojne te behen nje elemenet qe duke iu bashkuar tensioneve ne rajon, ku per fat te meire s’ka ne pushtet nacionaliste, qe do te perbenin nje kercenim te madh per shqiperine dhe shqiptaret ne te ardhemn integruese.

A e njihni Ramen si lider te opozites dhe a ke kontakte?
Nuk më takon mua të njoh apo të mos njoh lidër të zgjedhur në familjen përkatëse edhe kur nga kjo familje kam dalë vet, nuk besoj se mund t’i dorëzoheshim së bashku ngasjeve dhe emocioneve personale, po flasim me publikun, po trajtojmë nevojën e shërbimeve më standarte të publikut dhe gjithnjë jam përpjekjur dhe ia kam arritur të mposhtë emcionet personale të inciatiaveve politike. Ka pasur edhe reagime emocionale, të gjithë jemi stërvitur duke u rritur, duke ballafaquar, nuk besoj se dikush nga ne sot është në një situatë tjetër, dikush nga ne ka mbarur ndonjë shkollë standarte perëndimore për profesionin e politikanit, në profesione moderne politike janë disa rrafshe nuk mund të kualifikohesh pa eksperiencën e debatit, konukuirrimit, ballafaqimit të alternativave me elektoratin. Po pavarësisht se duke drejtuar PS, dhe duke ndërtuar mjaft rrugë institucionale dhe infrastruktura komunikimi e kam mirëpritur Edi Ramën si pjesëtar të qeverisë që drejoja në 1998, e kam mirëpritur e mbështetur si drejtes të Tiranës, e kam mbështetur e kam nxitur që kur morri teserën e PS, pavarsisht se rrugët që kemi ndërtuar kanë qenë transparente, ndonjëherë edhe janë kryqëzuar, nuk kanë qenë të mbyllura, si pjesë e agjendës së paraqitjes së ofertës sime presidenciale, do të takoj edhe Edi Ramën.

Po votat?
I pyetur se si do ti gjëjë votat Nano tha se “do të kërkoj paqeruajtës në të gjitha palët dhe nëse është e nevojshme do të mbeten në krye të ushtrisë së paqeruajtësve”.

Nano tha se jo vetëm qytetarët janë lodhur nga grindjet por edhe vet grindavecët janë mërzitur nga ato pavarësisht se nuk i shmangin dot.

Marrëdhënia juaj me Ilir Metën?
Unë dhe Ilir Meta kemi një histori të gjatë ku kemi ditur të bashkëpunojmë dhe të ndahemi në kohë të ndryshme. Një eksperiencë e tërë që është një lëndë e pasur për të reflektuar. Unë besoj se nga carja institucionale do ishte e papranueshme të kalonim në një carje brenda partive.
Jam i vendosur që oferta që po sjell të mos pengohet.

Mbeshtetja e Berishes...

Duke komentuar deklaratën e kryeministrit se Presidenti i ardhshëm do të jetë një prej eksponentëve të Partisë Demokratike, Nano u shpreh se “ai është i gatshëm për tu përfshirë në procesin e konsultimeve dhe negociatave për atë zgjidhje që i duhet vendit. Nuk mundem vetëm ta përgëzoj”.

Unë dhe Berisha, tha ai kemi treguar se në momente kyçe për zhvillimin kombëtar dhe për qasjen integruese të shqiptarëve të bashkëpunojmë, nënshkruajmë iniciativa për reforma bipartizane dhe nga kjo arsye nuk mund të gjykoj deklaratat por të vlerësoj këtë eksperiencë që nuk na ndan nga asnjë lider politik.

“Nuk do të ishte në të mirë të Berishës, Topallit apo të përfaqësuesve të tjerë që të vazhdojnë arsyetimin për sfidën presidenciale si luftë kampesh. Nuk është në të mirë të askujt por veçova këta si drejtues të mazhorancës”, u shpreh Nano.

Besoj, vijoi ai se do të ishte në dobi edhe të PD që sfidën e Presidentit të mos e kthejë si sfidë të vet partisë, me ekuilibrat e brendshëm të saj, nxitje apo ballafaqim karrierash dhe personalitetesh që para se ti shërbenin vendit do ti shërbenin ruajtjes së statusquose në partinë e mazhorancës.

Nëse Berisha ju pranon, por ju kërkon vendimmarrje të përbashkët me prokurorin e përgjithshëm, cila do ishte përgjigja juaj?
Nuk është normale që në një shtet demokratik pushtetet të kontrollohen nga një dorë e vetme. Do ishte në dobi të PD që sfidën e presidentit të mos e trajtonte si një sfidë të vetë PD.

Institucioni i Presidentit është tepër i lidhur me mbarimin e mandateve të kryprokurorit dhe shefit të SHISH. Kjo detyrimisht con tek disa vleërësime të gjërave në të shkuarën, tek interpretimi i palëve. Ju nuk keni folur për 21 janarin, cili është opinioni juaj për rolin Rama-Berisha në atë ngjarje?

 Ka një përvojë, ka një realitet me element dhe individë që mund të zgjidhet me respekt të Kushtetutës, të legjislacionit tonë demokratik, të kërkesave të partnerëve ndërkombëtarë. Është e mundur ruajtja dhe moscënimi i institucioneve të tilla të depolitizuara. Ju pyetët për 21 janari. Kam qenë në shtëpinë time e kam ndjekur nga ekrani, nga tarraca e pallatit ku shihej sheshi, ku binte era e barutit dhe flakëve që përfshinë makina apo pemët, mjedisin tonë publik. Nga kjo pikëpamje kam qenë shumë i trishtuar që nga ai moment. Vlerësimi im thelbësor është që kjo ngjarje e rëndë, shumë e trishtuar me pasoja pë Shqipërinë, duket sikur u kërkua me ngulm një fakt tragjik dhe u gjet, u arrit pa shumë vetëdije, pa shumë përgjegjësi, tek fakti tragjik i humbjes së 4 jetëve të qytetarëve të pafajshëm. Shpreh ngushëllimet e mia për familjet e tyre. Besoj se në analizën objektive të kësaj ngjarje të rëndë që nuk duhet të përsëristet, duhe të lëmë të flasë drejtësia, asnjë gjykim politik se zëvendëson drejtësinë, e thëllë gjithanëshme dhe transparente. Nga të dyja palët pati mungesë qetësie dhe përgjegjësie për të manaxhuar si turmën ashtu dhe ruajtësit e institucioneve. Shembullin më të mrië na e dhanë përfaqësuesit e SHBA. Vlerësoj ambasadorin Arvizu që edhe në atë rast dha shembullin dhe mori iniciativën e bërë atë që duhet të bënin palët, paqeruajtësin. Politika duhet të heshtë, të flasë drejtësia.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?