Napoli eliminohet nga Kupa e Italisë, Frosinone e turpëron 0-4 në 'Maradona'

19 Dhjetor 2023, 23:04| Përditesimi: 20 Dhjetor 2023, 16:11

  • Share

Raundi i 1/16 në Kupën e Italisë është një tabu për Napolin. Kampionët në fuqi të Italisë humbën 0-4 në shtëpi nga Frosinone dhe janë jashtë këtij eventi për të tretin vit radhazi, duke mos kaluar në turin e radhës.

Djemtë e Mazzarrit u turpëruan në shtëpi 0-4, me Frosinonen që nuk fitonte nga 26 nëntori kundër Genoas, duke kaluar në turin e radhës. Për të besuarit e Di Francescos golat u shënuan në pjesën e dytë.

Barrenechea në të 65 minutë, Caso, Cheddira dhe Harroui shënuan për miqtë. Në turin e radhës Frosinone do luajë me fituesin e çiftit Juventus - Salernitana.

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?