Një golin në fundin e takimit dhe Napoli shpreson ende te titulli kampion, pasi diferenca mes Juventusit të vendit të parë dhe vendit të dytë, që mbahet nga napolitanët, është vetëm 1 pikë.
Në pjesën e parë, Juventus mendoi më shumë për t’u mbrojtur dhe vlen për t’u përmendur vetëm një shtyllë e goditur nga Miraliem Pjanic, gjatë një goditje dënimi të devijuar.
Qendërsulmuesi Gonzalo Higuain, që luante ndeshjen e 100-të zyrtare me Juventus në të gjitha veprimtaritë, e preku topin vetëm 9 herë gjatë gjithë pjesës së parë.
Nga ana tjetër, Napoli e kontrolli topin më shumë, por pati vetëm një rast kur kapiteni Marek Hamsik goditi jashtë kuadratit nga një pozicion i favorshëm me portën.
Në 45 minutat e dyta tabloja ishte e njëjtë dhe ndeshja nuk pati spektakël, Gianluigi Buffon bëri një pritje të rëndësishme ndaj tentativës së Jose Callejon, por kjo ishte shumë pak për të cenuar vendasit.
Por pikërisht kur gjithçka po i drejtohej barazimit, qendërmbrojtësi Koulibaly kërceu më lart se të gjithë gjatë një goditje nga këndi dhe mposhti Gianluigi Buffon, duke i dhënë fitoren e jashtëzakonshme skuadrës së Napoli.
Redaktoni artikujt se u bete me keq se ca palo portale. Nuk lexohet me shqip online...
Përgjigju