Në Seria A Napoli i Hysajt ka fituar thellë 4-1 kundër Atalantës së Gjimshitit, që sot hyri si zëvendësues në fillim të pjesës së dytë. Të kaltrit e Gatusso-s, që vinin pas humbjes në tavolinë 3-0 në favor të Juves dhe një pike minus të dhënë nga gjykata sportive, kanë treguar forcën ndaj një kundërshtari që në tre ndeshje kishte marrë pikë të plota.
Golat për Napolin u realizuan nga Lozano ‘dopietë’, Politani dhe sulmuesi 70 mln eurosh Osimhen. Për Atalanta-n golin e nderit e realizoi Lammers në pjesën e dytë.
Komento