Napoli nuk shkon dot më shumë se një barazim pa gola ndaj Torinos dhe koleksionon ndeshjen e dytë radhazi pa fitore duke mbetur 13 pikë larg Juventusit kryesues. Në “San Paolo” ndeshja me Torinon mbyllet 0-0 ku djemtë e drejtuar nga Carlo Ancelotti shpërdoruan shumë raste.
Portieri mik Salvatore Sirigu shpëtoi Torinon disa herë ndërsa në minutën e 74-të Lorenzo Insignen e ndali shtylla. Mbrojtësi i Kombëtares Elseid Hysaj luajti gjithë takimin në të majtë të mbrojtjes duke bërë një ndeshje të mirë.