Lojtarët e Napolit

Napoli përmbys Lazion, sot në fushë Roma dhe Interi

19 Gusht 2018, 09:41| Përditesimi: 19 Gusht 2018, 09:44

  • Share

I shkon Napolit ndeshja e parë e madhe e Serisë A për sezonin 2018-2019. Djemtë e drejtuar nga Carlo Ancelotti fituan me përmbysje 2-1 ndaj Lazio në “Olimpico” të Romës duke siguruar tre pikët e para.

Bardhekaltërit shënuan të parët me Ciro Immobile në minutën e 25-të ndërsa barazpeshën për Napolin e vendosi polaku Arek Milik që shënon pas asistit të dhënë nga Callejon. Kur kishte kaluar rreth një orë lojë Lorenzo Insigne shënon një supergol. Sulmuesi i napoletanëve mposht Strakoshën dhe i jep fitoren Hysajt në derbin mes shqiptarëve.

Tre pikë të vuajtura për kampionët e Juventusit në ndeshjen e parë të Serisë A që erdhën po me përmbysje. Bardhezinjtë fituan 3-2 ndaj Chievos në Verona. Cristiano Ronaldo nuk gjeti golin në debutim por në stadiumin Bentegodi ndodhi gjithçka. Skuadra e Allegrit kaloi në avantazh me Khedirën por vendasit e përmbysën rezultatin me dy golat e Stepinskit dhe të Giacherini me penallti.

Juventusi ngulmon të shënojë dhe një autogol i Bani barazon shifrat deri tek goli i fitores për Juven që vjen nga Federico Bernardeschi në minutën e 93-të. Ndërsa sot në kuadër të javës së parë zbret në fushë Roma që luan ndaj Torinos në transfertë. Me shumë interes pritet edhe debutimi i Interit të Spalletit. Zikaltërit luajnë ndeshjen e parë në fushën e Sassuolo ku do kërkojnë të tregojnë se janë ata skuadra anti-Juve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?