Sociale

Narta, ‘shtëpia’ e përkohshme e 200 pelikanëve kaçurrel! Specialisti i zonave të mbrojtura: Kanë ardhur pasi gjejnë ushqim

28 Shtator 2022, 16:25| Përditesimi: 28 Shtator 2022, 16:31

  • Share

Mbi 200 pelikanë kaçurrel kanë dhuruar spektakël në Lagunën e Nartës. Është hera e parë që shihet një numër kaq i madh individësh. Specialisti i Zonave të Mbrojtura, Nexhip Hysenlakoj tha se zogjtë shtegtarë kanë ardhur nga laguna të tjera pasi gjejnë ushqim dhe qetësi në Nartë. 

“Laguna e Nartës është habitat për pelikanin kacurrel, por qendrojnë zakonisht 34-35 individë. Ndërsa numri i madh që gjenden tani në lagunë prej 200 individësh tregon për prishje të ekosistemit diku tjeter. Pra është spostimi i një popullate për shkak të ushqimit. Janë të përkohshëm”.

Laguna e Nartës është e dyta për nga numri i shpendëve pas Karavastasë. Bazuar në censusin e fundit, Narta është habitat për 14 mijë shpendë, nga dallëndyshja e detit, çafkat, por edhe simbolin e lagunës flamingot.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ndihmës specialisti: 06/10/2022 22:12

    "Kanë ardhur ngaqë gjejnë ushqim dhe qetësi"??? Dmth - në ndryshim nga vitet e mëparshme e në krahasim me habitate të tjera, Laguna e Nartës na qenkësh shndërruar, për habinë tonë, në një Parajsë? Cilat qenkëshin arsyet, shumë i nderuari Nexhip?

    Përgjigju
  • Or tej: 28/09/2022 16:45

    Ti regjistrojme ne TIMs sikur kane ardhur per te vizituar vendin si turiste dhe jo si pabuksa.

    Përgjigju
    • Tirona: 29/09/2022 05:59

      Hahaha fiks pët zotin. Mir e ke thon " Or tej " .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?