Foto ilustruese

Bota

NASA me qëllimin ‘fantastiko-shkencore’, lëshon satelitin për të ‘goditur’ asteroidin! A ja ndryshon dot rrugëtimin?!

24 Nëntor 2021, 15:11| Përditesimi: 24 Nëntor 2021, 15:13

  • Share

Një qëllim i cili ngjan i dalë nga një film fantastiko-shkencor ka nisur të realizojë NASA.

Agjencia amerikane e Hapësirës ka lëshuar në kozmos një satelit në madhësinë e një frigoriferi, në mënyrë që të përplaset me një asteroid dhe të ndryshojë drejtimin e tij.

Nëse misioni ka sukses, ai mund të demonstrojë për herë të parë aftësinë e njerëzimit për të goditur nga Toka një asteroid potencialisht të rrezikshëm.

“Si fillim, këta asteroidë nuk janë kërcënim për tokën, nuk janë të rrezikshëm.”, ka thënë Nancy Chabot, drejtuese e koordinimit të DART, Laboratori i Fizikës së Aplikuar i Universitetit Johns Hopkins.

Ai sqaroi se këto asteroidë nuk janë në drejtim të tokës, por po provohet nëse ky eksperiment do të rezultojë i suksesshëm, në mënyrë që një të ardhmen të aplikohet.

“Ekeperimenti do të na ndihmojë që në të ardhmen të mund të ndryshojmë drejtimin e një asteroidi përmes sateliteve të dërguara nga toka, për të shmangur katastrofën.”, thanë shkencëtarët.

A mundet një asteroid të godasë Tokën një ditë?

NASA ka gjurmuar pothuajse të gjithë asteroidët që mund të jenë mjaft të mëdhenj për të dëmtuar Tokën. Por, ndërkohë që nuk ka asteroidë të mëdhenj që po i drejtohen rrugës sonë, në të ardhmen gjithçka mund të ndryshojnë. Shkencëtarët thonë se edhe një asteroidë i vogël, mund të shuaj në qytet të tërë dhe të ndryshojë jetën e njerëzimit përgjithmonë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?