Nasip Naço: Vota ime
ishte për Ardian Vishën

14 Prill 2012, 09:25| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Ministri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nasip Naço ka komentuar votën “pro” për anëtarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ndryshe nga grupi i LSI, që nuk mori pjesë në votim, Nasip Naço ka vendosur të rreshtohet në krah të mazhorancës për ta shpëtuar edhe me një votë. Gjatë një prononcimi, Naço ka pohuar se vota e tij do të shkonte për Ardian Vishës, dhe jo për Elvis Çefës. Por meqënëse Ardian Visha nuk o hodh në votë, atëhere Naço vendosi që të votojë Elvis Çefën, si anëtar i kabinetit Berisha. Naço ka deklrauar hapur se votimi për nënkryetarin e KLD-së nuk ka qenë e fshehtë, por ka qenë i hapur. Madje Naço, pa dashur ka zbardhur edhe mënyrën e votimit, pasi në votimin e fshehtë me kuti, mund të hidheshin në votë të dy kanidatët, ndërsa me elektronik, Vishës nuk ju dha e drejta. Më tej ka akuzuar opozitën se ka pasur skenar për të bllokuar votimin në seancë. Ministri i Energjitikës, Naspi Naço ka vënë në diskutim edhe vota e Partisë Socialiste gjatë votimit. Sipas tij, PS-ja do të arrinte të votonte vetëm me 56 vota kandidatin e saj.

Çim Peka: Zoti Naço, mirëmbrëma! Cila është arsyeja e votës tuaj kundër grupit parlamentar të LSI?
Nasip Naço: Lëvizja Socialiste për Integrim e ka treguar edhe në raste të tjera, që kur bëhet fjalë për t'u votuar për anëtarët në Gjykatën e Lartë, Gjykatës Kushtetuese, pra në sisitemin e drejtësisë kemi pasur një pavarësi.Dhe unë e kam thelluar këtë mënyrë votimi, duke votuar në mënyrë individuale. Rasti i sotëm (të enjten) ishte pak specifik, sepse nuk ishin në votim dy kandiatët për KLD-në që mund të zgjidhje. Dhe këtë e provokoi vetë Partia Socialiste. Ata për mendimin tim hynë në një skenar për bojkotim, tendeca e tyre nuk ishte që të votohej se nuk i kalonin më shumë se 56 vota. Ata përdorën emrin e mikut tim, Ardian Visha, që kam punuar prej kohësh në Prokurori, dhe në se do të kisha mundësi do të zgjidhja zotin Visha. Aty u provokua një situatë e tillë, që nuk donin të votonin me kuti, sepse bëhej fjalë për firma dhe vula. Ndaj u votua në mënyrë gati- gati të hapur, pasi Partia Socialiste e bojkotoi se nuk kishte interes. Ajo do të ndjekë të njëjtën strategji edhe për zgjedhjen e Presidentit për ta përdorur, edhe në zgjedhjet e 2013, për të thënë që Berisha i merr pa votim të gjitha rastet kur votohet. Meqënëse nuk kisha mundësi të zgjidhja mes të dyve, si anëtar qeverie votova për Çefën. Isha i bindur që opozita nuk do të ishte në votim sot (të enjten). Hera e parë që në këtë parlament, për aq kohë sa jam unë, është vënë kutia, ndërsa ata kishin frikë se mos komisioni do t'ju vendoste shënjë. Imagjinoni çfarë burrash që janë, që mendojnë se "komisioni do na vendos shënjë". Kështu që nuk ka asnjë lloj skenari, vota ime është e pavarur në bindjen time. Nëse do të isha i lirë për të zgjedhur midis të dyve, do të zgjidhja zotin Visha që për më shumë se 10 vjet kam punuar në Prokurorinë e Përgjithshme. Nuk pata fatin që të hidhej edhe ai në votim, dhe të votoja zotin Visha. Faleminderit!
Çim Peka: Zoti Naço, zoti Çani ka një pyetje për ju?
Nasip Naço: Po.
Arian Çani: Zoti ministër, një gjë nuk kuptuam mirë këtu. Në fakt ju po thoni, se nëse do të ishte me kuti, ju do të votonit për Vishën?
Nasip Naço: Nëse do të ishin të dy, do ta thosha votën time hapur, që të votoja për Ardian Vishën.
Arian Çani: Po të ishte me kuti?
Nasip Naço: Po ai nuk u hodh fare me kuti, s'kisha mundësi të votoja Vishën.
Arian Çani: Pse ju kur votuat me elektronikë, votuat kundër?
Nasip Naço: Po se e dija që nuk do të kishte votim të dytë. Një votim do të bëhej. Nuk doja të apstenoja, dhe si anëtar kabineti votova për Çefën. Nëse do të ishte për të dy, do të zgjidhja Vishën.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?