Tiranë/ Nata e ndërrimit të viteve, qytetarët: E festojmë në shtëpi! Shpenzimet janë rritur, përgatitjet na kanë kushtuar

30 Dhjetor 2023, 18:53| Përditesimi: 30 Dhjetor 2023, 19:05

  • Share

Qytetarët këtë vit preferojnë ta kalojnë natën e ndërrimit të viteve në shtëpi me familjen.

Të paktë do jetë ata të cilët do lëvizin jashtë Tiranës, ndërsa shumica prej tyre shprehen se përgatitjet u kanë kushtuar jo pak.

"Shpenzimet janë rritur, 15 mijë lekë (të reja) për darkën", tha një qytetar.

“Do e festoj në shtëpi natën e Vitit të Ri, me familjen", shtoi një tjëtër.

“Do e festoj në Korçë. Më pëlqen atje”.

“Në shtëpi do e festoj vitin e ri me familjen. I kemi filluar përgatitjet. Llogarinë sa kemi shpenzuar nuk ta jap dot sepse janë shumë.”

“Kemi ardhur nga Maqedonia e Veriut për të festuar në Tiranë”.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 31/12/2023 01:11

    Nuk ka me bukur se t'a festosh ne shtepi me familjen,me te aferm e te dashur.Krijon atmosfere intime,kendon,kercen si te duash,ke ushqimin me te preferuar qe e ke pergatitur vete,mund te pish si e sa te duash,pa qene i detyruar te mos pish ose te pish pak se do te ngasesh makinen per te vajtur ne shtepi me vone,gje e pashmangshme kur nuk je ne shtepine tende.Nuk je detyruar as te durosh muzike shurdhuese,bile mund te zgjedhesh muziken qe preferon vete dhe nuk je as i ngulur per ore te tera ne karrige sic ndodh po te jesh ne restorant dhe as ore te tera ne kembe,po te jesh ne shesh,perkundrazi,kur je ne shtepine tende,mund te rehatohesh ne kolltuk,divan,bile mund te besh edhe pak gjume ne krevat,sidomos ata qe kane femije te vegjel.Edhe shpenzimet nuk jane aq te larta sa restorantet e klubet qe i dyfishojne per raste te tilla dhe ka raste qe nuk justifikojne ate cmim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?