Dita e ndërrimit të viteve/ Turistët dynden drejt Korçës dhe Pogradecit krijohet trafik kilometrik! Fluks hyrjesh dhe daljesh në pikat kufitare

31 Dhjetor 2023, 11:05| Përditesimi: 31 Dhjetor 2023, 15:58

  • Share

Korça dhe Pogradeci dy nga destinacionet e preferuara të turistëve vendas por edhe të huaj për të kaluar natën e ndërrimit të viteve.

Fluksi i shtuar i turistëve sidomos ditën e sotme ka krijuar trafik në të dyja këto qytete.

Trafiku brenda në qytete është kilometrik, ndërsa policia e Korçës është angazhuar në terren për të bërë të mundur një qarkullim sa më të lehtë edhe pse sot e nesër do të jetë shumë e vështirë për shkak të dyndjes së madhe të turistëve që kanë zgjedhur qytetet juglindore.

Sipas informacioneve të gjitha kapacitetet akomoduese janë zënë 100% dhe nesër këto qytete do të shndërrohen në epiqendrën e festimeve për të pritur ndërrimin e viteve.

Sakaq ju bëhet thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme në qytet për të shmangur këtë trafik dhe kaos .

Ora 15:38
Fluks hyrjesh dhe daljesh në pikën kufitare të Morinës! Mijëra qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë për të kaluar natën e ndërrimit të viteve

 

Edhe pse jemi në orët e fundit të mbërritjes së Vitit të Ri fluksi i lëvizjes në PKK Morinë vijon të jetë i lartë.

Shumë udhëtarë po shpejtojnë të lëvizin nëpërmjet Morinës në drejtim të Tiranës por ka edhe nga ata që po kthehen në vendlindje për natën e ndërrimit të viteve.

“Po shkojmë për Shqipëri për pikë të qefit për të festuar vitin e ri aty në Lagunë të Potokit. Ju uroj gëzuar vitin e ri shokëve të mi këtu dhe të gjithë shqiptarisë”- u shpreh një prej qytetarëve që po hynte nga Kosova drejt vendit tonë.

Ndërkohë sipas të dhënave zyrtare nga PKK Morinë bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit në hyrje kanë kaluar kufirin 12596 shtetas me 5875 mjete, ndërsa në dalje numri është më i madh pasi kthimi i emigrantëve kosovarë nga vendet e Evropës e kalimi nga Shqipëria tranzit e ka rritur numrin e qytetarëve në 15326 shtetas me 7236 mjete.

Gjithsej janë 27992 qytetarë që kanë lëvizur në Morin gjatë 24 orëve të fundit si në hyrje dhe dalje të kufirit, ndërsa 14 sportele vijojnë të jenë në punë për të shmangur krijimin e radhëve edhe për vekt faktin e zbatimit të marrëveshjes mes dy vendeve Kosovës e Shqipërisë për kalimin e procedurave të përshpejtuara gjatë periudhës së festave dhe sezonit turistik verorë.

Ora 14:50
Dita e ndërrimit të viteve/ Fluks emigrantësh në Qafë-Thanë

 

Qafë-Thanë

Dita e ndërrimit të viteve ka sjellë fluks të emigrantëve në pikën kufitare të Qafë-Thanës, të cilët i janë drejtuar vendit tonë për të kaluar këtu festën e Vitit të Ri.

Fluksi i emigrantëve ka sjellë rradhë të gjata dhe pritje deri në 40 minuta.

Në foganë po punohet me 6 sportele, 3 në hyrje dhe 3 në dalje. Pjesë e fluksit janë dhe qytetarët pogradecarë që për shkak të çmimeve më të ulta blenë produktet e tyre në Strugë dhe në Ohër.

Ora 10:22
Fundviti, trafik i rënduar në Lezhë, situata më problematike në hyrjen e dalje të qytetit dhe pranë tregut

Këto janë pamjet e rrugëve të Lezhës në ditën e fundit të këtij viti. Festat kanë sjellë shtim të numrit të automjeteve që lëvizin në rrugët e qytetit të Lezhës, e kjo po shoqërohet me trafik të rënduar dhe kaos në lëvizje.

Problematika më e madhe paraqitet në hyrje dhe dalje të qytetit dhe pranë tregut, aty ku dhe lëvizjet janë më të shumta. Për të përballur fluksin e automjeteve që lëvizin në rrugët e Lezhës, policia rrugore dhe ajo e rendit kanë shtuar prezencën e tyre. Efektivet janë vendosur në nyjet më problematike, duke ndërhyre në normalizimin e lëvizjes së automjeteve.

Synimi për të parkuar automjetet drejt qendrës së qytetit e rëndon edhe më shumë situatën, pasi vendparkimet janë të pakta referuar numrit të lartë të makinave. Trafiku i rënduar pritet ta shoqëroje Lezhën, deri në ditët e para të janarit, kur nis dhe largimi i emigranteve.

K.M//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?