Alexei Navalni

Opinion

Navalni, korrupsioni dhe Afganistani në Tiranë

24 Gusht 2021, 19:19| Përditesimi: 24 Gusht 2021, 19:23

  • Share

Sherri për Bregoviçin doli në fakt ashtu siç pritej te ne. Më shumë i stisur nga lart, pasi realisht debat nuk pati.

Të vetmit që ngritën zërin janë ca gazetarë me pasaporta serbe, që pa ndroje fare shkruajnë se “më në fund korçarët e realizuan ëndrrën e tyre të madhe që të pinë birrë duke dëgjuar muzikë serbe”.

Kupton çfarë logjike e niveli debati? Nejse kjo çështje u davarit, e pa mbaruar, Ambasada amerikane dhe ajo ruse në Tiranë janë përplasur për kryeopozitarin rus Alexej Navalni, i cili një vit më parë desh humbi jetën se u helmua diku në takime të lëvizjes së tij.

Ambasada amerikane e cilëson Navalnin si lider të opozitës, e ajo ruse kundërshton, duke theksuar se Navalni është një “bloger”. Një replikë normale, pasi kjo çështje madje u bë pjesë e negociatave mes presidentit amerikan, Joe Biden dhe atij rus, Vladimir Putin, të cilët u takuan pak kohë më parë në Gjevevë.

Në Shqipërinë ku kohët e fundit flitet për gjeopolitikën kaukazike, “dështimin e  SHBA”, për betejat amerikane në Mal tw Zi etj, rasti Navalni nuk wshtw se u diskutua, edhe pse ishte mjaft interesante replika ndërmjet dy Ambasasdave përkatëse në Tiranë.

Në fund të fundit; këndvështrime të ndryshme të kancelarive. Aq më shumë se Navalni është zë i fuqishëm kundër korrupsionit në Rusi. Po përse ky zë nuk analizohet nga kundërshtarët e SHBA në Afganistan që “paskan mbrojtur të korruptuarit”?

Madje një postim i Elisa Spiropalit është komentuar me fyerje e sharje nga më të rëndat nga rrjete e media pranë PD-së. Ku komentet janë: “Putin është i madh e jo si Edi Rama apo Joe Biden, po ai është burrë se i rri Amerikës përpallë”.

Kur Shqipëria pati probleme me Moskën, dihej hapur që e kishte sepse Hrushovi u afrua me Titon, por edhe se zbuloi krimet e Stalinit, e në Tiranë, Enveri kishte frikë se zbuloheshin të tijat. Por ajo ndodhi në vitet ‘60 të shekullit të shkuar.

Megjithatë një pjesë jo e vogël e shqiptarëve ka ende simpati për Bashkimin Sovjetik e rusët, nga eksperienca e atyre viteve. Po kjo është normale, hyn tek logjika e dëshirës, e pëlqimit, e në rastin Navalni, situata ka dy pjesë, atë të demokracisë dhe korrupsionit.

Por Putin, nga mediat e opozitës nuk sulmohet, thjesht se ka sfiduar SHBA, e cila ka sulmuar Sali Berishën e Ilir Metën…./Tema

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?