Los Angeles Lakers - Orlando Magic

NBA/ Lakers rikthehen te fitorja, mposhtin Orlandon pas paraqitjes fantastike të Reaves! Spurs fitojnë me Atlanta

20 Mars 2023, 21:11| Përditesimi: 20 Mars 2023, 21:13

  • Share

Los Angeles Lakers është rikthyer te fitoret në NBA pas dy humbjeve radhazi. Lakers kanë triumfuar para tifozëve të tyre ndaj Orlando Magic me gjashtë pikë diferencë 111-105. Ndeshje ka qenë shumë interesante, por vendasit krijuan epërsi të hershme dhe deri në fund të ndeshjes arritën ta ruanin atë dhe të merrnin fitoren e 35-të këtë edicion.

Austin Reaves ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë sfidë duke shënuar 35 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime. Kjo ishte paraqitja më e mirë e Reaves në karrierën e tij në NBA. D’Angelo Russell kontribuoi me 18 pikë, teksa Anthony Davis shtoi 15 pikë e 11 kërcime në fitoren e Lakers.

Te skuadra mike më efikasi ishte basketbollisti italian Paolo Banchero dhe ai gjerman Franz Ëagner që e mbyllën ndeshjen me nga 21 pikë, por që nuk mjaftuan për të marrë fitore në "Crypto Arena".

NBA (19 Mars)

OKLAHOMA CITY THUNDER-PHOENIX SUNS 124-120

BROOKLYN NETS-DENVER NUGGETS 102-108

SAN ANTONIO SPURS-ATLANTA HAWKS  126-118

PORTLAND TRAIL BLAZERS-L.A. CLIPPERS 102-117

DETROIT PISTONS-MIAMI HEAT 100-112

HOUSTON ROCKETS-NEW ORLEANS PELICANS 107-117

MILWAUKEE BUCKS-TORONTO RAPTORS 118-111

LOS ANGELES LAKERS-ORLANDO MAGIC 111-105

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?