Thoma Dhima

Ndahet nga jeta gazetari dhe zëdhënësi i Kishës Ortodokse, Thoma Dhima

18 Gusht, 09:53| Përditesimi: 18 Gusht, 09:56

  • Share

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka njoftuar se është ndarë nga jeta Thoma Dhima, gazetari dhe zëdhënësi i saj, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Kryepeshkopit Janullatos.

Siç njofton Kisha Ortodokse, Thoma Dhima shërbeu pranë Kishës për tri dekada, si gazetar, përgjegjës i zyrës së shtypit dhe kryeredaktor i gazetës "Ngjallja".

"Me hidhërim të thellë njoftojmë për jetëndërrimin e z. Thoma Dhima. Ai shërbeu me përkushtim pranë Kishës sonë për tri dekada, si gazetar, përgjegjës i zyrës së shtypit dhe kryeredaktor i gazetës "Ngjallja".

Ishte një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Kryepiskopit Anastas që në vitet e para të ringritjes kanonike të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Ishte gjithashtu një bashkëshort, një prind i përkushtuar dhe një koleg me frymë bashkëpunimi. Ai do të mbahet mend si fjalëpak dhe gojëmbël, i cili rrezantonte mirësi dhe si i tillë gëzonte respektin tek të gjithë.

Familja humbi një bashkëshort dhe një prind shëmbullor, Kisha humbi një punëtor të mirë dhe Kryepiskopi Anastas një bashkëpunëtor të ngushtë. Kontributi i tij në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë do të kujtohet për shumë kohë.

Në këto momente dhimbje të familjes së tij Kryepiskopi Anastas po u qëndron pranë tyre me lutje dhe ngushëllim. Lutemi që Perëndia ta prehë shpirtin e tij me të drejtët! Shërbesa e Varrimit do të kryhet ditën e Diel datë 18 gusht ora 12:30 në Kishën e "Ungjillëzimit" në Tiranë dhe më pas varrimi në varrezat në "Sharrë", Kombinat", - bëri të ditur Kisha Orthodoske.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • tani: 18/08/2024 16:01

    Ekam njohur,,njeri shume i sjellshem dhe ndihmues,,,ngushellime familjes...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?