Nikollaq Koshovari

Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku socialist në Fier

13 Janar 2022, 12:41| Përditesimi: 13 Janar 2022, 12:44

  • Share

Ish-kryebashkiaku socialist i Fierit Nikollaq Koshovari, ka ndërruar jetë më 12 janar nga një sëmundje e rëndë. Nikollaq Koshovari ka qenë kryetar i Bashkisë së Fierit gjatë viteve 2000-2003. Koshovari ishte edhe njëri prej mjekëve më të spikatur ndër vite të spitalit të Fierit.

Kanë qenë të shumtë miq e kolegë që i kanë shprehur ngushëllime familjarëve , mes të cilëve edhe deputeti socialist Petro Koçi.

“Nikollaq Koshovari, një simbol i profesionalizmit të lartë në historinë e shëndetësisë në Fier, si kirurg i shkëlqyer dhe administrator i suksesshëm i spitalit. Qytetar model dhe mjek i shquar për humanizmin e padiskutueshëm dhe precizionin kirurgjikal. Figurë politike e dashur dhe e parapëlqyer në shërbim të progresit dhe demokracisë. Shok sakrificash në kohëra të vështira. Një familjar i mrekullueshëm, përfaqësues i themeluesve të Fierit tonë. Do na mungojë këshilla e këtij burri të shquar që i bëri nder qytetit tonë dhe Partisë Socialiste. Ngushëllime Mirës dhe fëmijëve”, shkruan Koçi

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?