Kronikë

Lajmi i trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare legjenda e boksit shqiptar, Ahmet Golemi, i njohur si 'Muhamed Ali' shqiptar

15 Maj 2021, 08:17| Përditesimi: 15 Maj 2021, 14:46

  • Share

Ka nisur me një lajm të hidhur kjo e shtunë për të gjithë sportdashësit, por jo vetëm. Legjenda e boksit shqiptar, Ahmet Golemi, i njohur si  'Muhamed Ali' shqiptar, u nda nga jeta në moshën 85 vjeçare. Lajmin e ka bërë me dije djali i tij, Gjergji Golemi, nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruan se boksieri i njohur  mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e sotëm.

"Miq dhe dashamrës! Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen se sot u nda nga jeta babi im, Ahmet Golemi", shkruan ai.

Golemi mbante titullin 'Mjeshtër i Madh', si një nga komentatorët më të mirë të boksit në vend. Ai lindi më 5 qershor të vitit 1936, në Tiranë, ku edhe jetoi, ndërsa ka qenë kampion i boksit shqiptar, shkrimtar, gazetar dhe komentator sportiv. Mban 9 tituj në karrierën e tij, pesë herë kampion i vendit dhe katër herë nënkampion.

Ai e nisi boksin te Shtëpia e Pionierit, ku trajneri Ali Kastrati i veshi për herë të parë dorezat e boksit. Në vitin 1951, në Elbasan Golemi u shpall kampion kombëtar për të rinjtë. 

Më 7 maj të vitit 1979 Golemi u dënua me 5 vite heqje lirie për agjitacion e propagandë, pasi festoi fitoren e bokseriet të famshëm Muhamed Ali.

Në fillim të viteve ‘70, regjimi komunist ndaloi boksin dhe për pasojë edhe adhurimin për legjendën amerikane të boksit, Golemi u dënua me burg sepse bleu një tortë 250-lekëshe për të festuar këtë fitore.

 

Ora 11:11
Ndarja nga jeta e boksierit Ahmet Golemi, Meta: Do të mbetet një 'universitet' për brezat e  sportistëve të rinj shqiptarë

Të hidhur dhe të rëndë e ka konsideruar Presidenti Ilir Met alajmin për ndarjen nga jeta të boksierit të njohur Ahmet Golemi mëngjesin e sotëm. Me një postim në Facebook, Meta e konsideron atë "Muhamed Ali" shqiptar, ndërsa thotë se Golemi do të mbetet një "universitet" për brezat e sportistëve të rinj shqiptarë.

"I hidhur dhe i rëndë lajmi për ndarjen nga jeta të intelektualit të ringut, "Kasus Klejit shqiptar", Ahmet Golemi.

Pioner i boksit tonë profesionist, pesë herë kampion dhe katër herë nënkampion, ai sfidoi në "duel" edhe vetë regjimin në emër të mbrojtjes së pasionit të tij, për t'u ringritur sërish më i fortë si shkrimtar i talentuar, gazetar dhe komentator i papërsëritshëm dhe shumë i dashur sportiv.

Mjeshtri i Madh Ahmet Golemi do të mbetet një "universitet" për brezat e  sportistëve të rinj shqiptarë, intelektual i rrallë dhe qytetar aktiv, roli i të cilit në çdo pozitë që luajti dhe mbajti, vështirë të zëvendësohet.

Duke ndarë dhembjen e madhe dhe ngushëllimet më të ndjera me familjen e Tij, miqtë e kolegët, gjendem sot pranë tyre në këto momente të vështira.

Pusho në paqe Mjeshtër! Përherë i paharruar kujtimi yt", shkrua Meta.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Engjellush Avdulaj: 15/05/2021 12:04

    Profesor jone i Boksit Ahmet Golemi,njeri i sakrificave te medha,Kampion i pamposhtur ne Sport dhe ne jete.I pa harruar qofte gjithmone!

    Përgjigju
  • didi: 15/05/2021 11:32

    Ngushellime familjes per kete humbje te madhe.... Gjithmon do te mbahet mend jo vetem si boksjer por dhe per zerin e tije te embel se i tille ishte..... Do te na mungoi i madhi Ahmet Golemi...

    Përgjigju
  • Babuli ta nguli: 15/05/2021 08:59

    I përjetshëm qoft kujtimi i tij. U prefsh në paqe o Ameht Golemi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?