Ndahet nga jeta Presidenti i PE, Nikolla: Sassoli ishte zëri i Shqipërisë brenda BE

11 Janar 2022, 08:55| Përditesimi: 11 Janar 2022, 08:59

  • Share

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Presidentit të Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli.

“Jam thellësisht e dëshpëruar  për ndarjen nga jeta të Presidentit të Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli. Evropa humbi një politikan e shtetar të shquar, Parlamenti Evropian liderin e tij vizionar, Shqipëria humbi një mik të madh, të rrallë e të çmuar, që ishte, siç u shpreh Ai vetë në takimin që patëm para një muaji, “zëri i Shqipërisë brenda BE-së”. Ngushëllime familjes! Pushofsh në paqe, i dashur David!”, shkruan Nikolla.


Lajmi kryesor:

Ndërron jetë Presidenti i PE, David Sassoli! Rama: Avokat i zjarrtë i Shqipërisë! Meta: Mbështetës i integrimit! Basha: Mik i shqiptarëve! Delegacion i BE në Shqipëri: Evropian i madh


  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?