“Ndal krimeve të urrejtjes kundër LGBTI”, KE trajnon 150 policë në Shqipëri

15 Maj 2018, 13:30| Përditesimi: 15 Maj 2018, 13:51

  • Share

Pas trajnimeve në shkolla, më shumë se 150 policë nga e gjithë Shqipëria janë bërë pjesë e trajnimeve për “Policimin e krimeve të urrejtjes kundër personave LGBTI”.

Këshilli i Europës dhe organizatat LGBTI kanë trajnuar punonjësit e policisë për 2 muaj në identifikimin dhe hetimin e krimeve të urrejtjes ndaj personave LGTBI.

Policët e trajnuar kanë një mesazh për shoqërinë shqiptare.

Njerëzit të mos paragjykohen në bazë të bindjeve ose të orientimit seksual që ka.

Dionis Hoxhaj nga Komisariati i Policisë Vlorë.

Çdo njeri ka të drejtat dhe liritë e tij të shprehjes, të mendimit, të shfaqjes së vetes së tij dhe detyra jonë është t’i mbrojmë dhe t’u ofrojmë siguri.

Sabrina Qypi nga Komisariati i Policisë Shijak.

Drejtoresha e Përgjithshme e Politikave Sociale në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Merita Xhafaj tregoi mbështetjen që ka dhënë qeveria ndaj kësaj iniciative.

Në këtë grup teknik të punës të ngritur me urdhër të Kryeministrit janë anëtar përfaqësues të nivelit të lartë të institucioneve të përfshira në zbatimin e këtij plani, i cili drejtohet nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. 

Merita Xhafaj, Drejtoresha e Politikave Sociale në MSH.

Në emër të delegacionit të Bashkimit Europian, Stephen Stork deklaroi se kjo çështje është e rëndësishme edhe në hapjen e negociatave.

Shqipëria e cila aspiron që të bëhet një anëtare e BE-së dhe një model në të gjithë Ballkanin, duhet në fakt të adresojë sa më shpejt në mënyrë serioze, të gjitha rastet e krimit homofobik dhe të trajnojë jo vetëm punonjësit civilë, mësuesit, policët por edhe shoqërinë në tërësi.

Stephen Stork, kreu i Operacioneve në Delegacionin e BE-së

Trajnimi i policëve synon parandalimin dhe luftimin e diskriminimit në bazë të orientimit seksual në Shqipëri.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?