Flamujt e BE

Bota

Ndalojnë qytetarët me kombësi nga vendet e tjera të BE të anëtarësohen në parti politike dhe të marrin pjesë në zgjedhje, KE çon përpara gjykatës Poloninë dhe Çekinë

9 Qershor 2021, 14:37| Përditesimi: 9 Qershor 2021, 14:40

  • Share

Komisioni Evropian këtë të mërkurë, çoi përpara gjykatë Poloninë dhe Çekinë, për shkak se ligjet e shteteve të tyre ndalojnë qytetarët nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian të bëhen pjesë e partive politike si dhe të garojnë në zgjedhjet lokale ose evropiane.

“Si rezultat i këtij kufizimi, qytetarët e vendeve të tjera të BE me banim ne Poloni ose Çeki, nuk mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të garimit në zgjedhjet lokale ose ato të parlamentit evropian në kushte të barabarta me shtetasit e Çekisë dhe Polonisë.”, tha Komisioni

Ekzekutivi i Bashkimit Evropian shprehet se ky kufizim i Polonisë dhe Çekisë është në kundërshtim me ligjet e BE dhe shkel parimin e mosdiskriminimit për shkak të kombësisë.

“Komisioni pohon se kufizimet që pengojnë shtetasit jo-çekë dhe jo-polakë të BE-së përkatësisht në Çeki dhe Poloni për t'u bashkuar me një parti politike janë në kundërshtim me ligjin e BE-së pasi ato shkelin parimin e mosdiskriminimit për shkak të kombësisë", tha ekzekutivi i Bashkimit Evropian.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?