'Ndalova për kafe e raki', ambasadorja amerikane kalon një pasdite me gratë e Dhërmiut: Mi mbushën duart me fiq

25 Gusht 2020, 14:59| Përditesimi: 25 Gusht 2020, 15:22

  • Share

DHËRMI- Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim po pushon në Dhërmi, ku ka njohur një pjesë të bukur të Shqipërisë.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa foto, teksa vë në pah mikpritjen e grave shqiptare.

“Shëtitje gjatë perëndimit në Dhërmi. Mësova se si po restaurohet qyteti. Ndalova për kafe dhe raki ndërkohë që po admiroja pamjen.

Gratë që takova në shesh duken serioze në këtë foto, por ishin të shkëlqyera dhe me humor. Ato sollën liko, liker dhe treguan histori të këndshme.

Madje një zonjë më tregoi shtëpinë e saj dhe më pas më mbushi duart me fiq. Faleminderit njerëzve të Dhërmiut për mikpritjen dhe që më treguat zemrën tuaj të vërtetë prej shqiptari”, shkruan Kim.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fair play: 25/08/2020 16:58

    Property,should go to the real Owner!

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 25/08/2020 16:15

    Shqiptaret e kane dash dhe e duan SHBA zonja ambasadore. Por ne rastin konkret po te jepet nje mesazh nga grate qe lindin jeten kudo,qe:"SHBA@BE NE SHTATORIN QE PO TROKET TUA FUSIN DY KEMBET NE NJE KEPUCE PUSHTETAREVE TANE TE KORTUPTUAR,PER TE NGRITUR BRENDA VITIT GJYKATEN KUSHTETUESE DHE ATE TE LARTE. DO JETE MIRNJOHJA DHE VLERSIMI REAL PER POPULLIN SHQIPTAR,KU BEJNE PJESE ATO ZONJA TE MEDHA,QE TE MBUSHIN DUART ME FIQ......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?