Kompozitori Agim Krajka

Ndarja nga jeta e Agim Krajkës, Rama: Spikati me këngë të rrezikshme tingujsh të lehtë, të gjithë kemi një therje në zemër për shuarjen e muzikantit

3 Mars 2021, 18:54| Përditesimi: 3 Mars 2021, 19:31

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në mediat sociale një dedikim të ndjerë për ndarjen nga jeta të kompozitorit të shquar Agim Krajka.

Kreu i qeverisë shkruan se nuk e di nëse ka pasur një kompozitor tjetër që të jetë fishkëllyer aq shumë sa Agim Krajka në buzët e të dashuruarve të botës së djeshme shqiptare pa youtube e as telefon inteligjent.

‘AGIM KRAJKA që në sytë tanë i dha emrin e tij firzamonikës, iku sot në banesën e fundit. Dibran nga rrënjët por dritën e diellit e pa në Kavajë, 84 vjet më parë, me firzamonikën e të atit pranë djepit. Ajo firzamonikë e pandarë nga kraharori u bë e pandashme nga personaliteti i tij krijues, i cili spikati me këngë të rrezikshme tingujsh të lehtë në atmosferën e rëndë të marsheve komuniste dhe me variacione marramendëse në skenat e këngës popullore.

Nuk e di nëse ka pasur një kompozitor tjetër që të jetë fishkëllyer aq shumë sa Agim Krajka në buzët e të dashuruarve të botës së djeshme shqiptare pa youtube e as telefon inteligjent, po nuk besoj të këtë ndonjë nga banorët e asaj bote që sot nuk ka ndjerë një therje në zemër për shuarjen e burimit të atyre fishkëllimave. U prehtë në paqe!’- shkruan Rama.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?