Gazetarja Vera Zheji

Ndarja nga jeta e gazetares Vera Zheji, Begaj: ‘Zonjë e madhe’ e mikrofonit dhe skenës

18 Gusht, 10:31| Përditesimi: 18 Gusht, 11:02

  • Share

Presidenti i vendit Bajram Begaj ka shprehur një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetares Vera Zheji, zëri ikonik i Radio Tiranës.

Vera Zheji, ka ndërruar jetë ditën e djeshme (17 gusht), në moshën 91-vjeçare.

Përmes një postimi ditën e sotme në rrjetet sociale, Begaj e ka cilësuar gazetaren si ‘zonjë e madhe’ e mikrofonit dhe e skenës.   

“Një grua që pothuajse është e vështirë që të ketë të ngjashme në cilësinë e gazetares, spikeres dhe gruas me mendje të lirë. Spikere, gazetare, aktore dhe pedagoge e Fjalës Artistike në Institutin e Lartë të Arteve, Vera Zheji do të kujtohet me nderim si “zonja e madhe” e mikrofonit dhe skenës”, shkruan Begaj.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?