Sport

Ndau karrierën me Golemin, Uka: Ikja e tij la një dhimbje të madhe, fliste natë e ditë për boksin

15 Maj 2021, 13:00| Përditesimi: 15 Maj 2021, 13:16

  • Share

‘Mjeshtri i Madh’ i sportit shqiptar dhe veçanërisht i boksit, Ahmet Golemi, është ndarë sot nga jeta në moshën 85-vjeçare për shkaqe natyrale. Ai njihej si ‘Muhamed Aliu shqiptar’ i cili përsa kohë u lejua të boksonte fitoi 5 herë titullin kampion dhe katër herë të tjera u shpall nënkampion.

Një nga njerëzit më të afërt me të cilën ndau karrierën ishte Hamdi Uka, i cili Golemin fillimisht e pati profesor, ndërsa më pas edhe bashkpuntor në kombëtaren e boksit.

“Është dhimbje ikja e këtyre njerzëve si Ahmed Golemi dhe shumë të tjerëve nga familja e boksit. Jo vetëm për këtë sport, por edhe për shoqërinë dhe familjen e tyre. Ahmed Golemi ishte njëri pasionat, një njeri që natë e ditë flistë për boksin, jetonte për boksin edhe pse ishte edhe shkrimtar,”-u shpreh Uka. 

Uka tregon edhe arsyen përse Ahmet Golemi u cilësua si ‘Muhamed Aliu shqiptar’.

“E mori nofkën si Muhamed Ali sepse Ahmedin e shihnin njerzit që ngjasonte në karakteristika. Golemi bënte boks në ikje, me teknikë dhe ata ngjanin,”-u shpreh Uka. 

Golemi mbante titullin 'Mjeshtër i Madh', shkruante libra, ndërsa vitet e fundit edhe komentonte ndeshjet e boksit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?