Ndërhynë me vonesë në protestën e 8 janarit? Policia e Shtetit përgënjeshtron Bardhin: E pavërtetë, kemi vepruar në bazë të ligjit

13 Janar 2022, 22:36| Përditesimi: 13 Janar 2022, 22:47

  • Share

1642109891_WhatsAppImage20220108at13.04.24770x4331.jpeg

Policia e Shtetit referuar deklaratave të bëra nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, në një intervistë për mediat, sqaronse reagimi për ndërhyrjen gjatë protestës së ndodhur në datën 8 janar, është bërë konform ligjit dhe rregullave që përcaktojnë qartësisht detyrat e Policisë së Shtetit dhe rastet se kur ndërhyhet në ambientet e një selie të një partie politke.

"Reagimi për ndërhyrjen gjatë protestës së ndodhur në datën 8 janar, është bërë konform ligjit dhe rregullave që përcaktojnë qartësisht detyrat e Policisë së Shtetit dhe rastet se kur  ndërhyhet në ambientet e një selie të një partie politke. Hedhim poshtë çdo akuzë, aludim apo insinuatë të shprehur gjatë këtij emisioni, dhe jo vetëm për implikime të zyrtarëve të Policisë në skenarë  akte dhune gjatë protestës dhe menaxhimit të gjithë situatës. Sqarojmë opinionin publik se Policia e Shtetit nuk ka ndërhyrë me vonesë, por ka kryer detyrat e saj bazuar në aktet ligjore e nënligjore dhe ka menaxhuar me profesionalizëm e paanshmëri protestën e datës 8 janar 2022. Keqardhje për zëra të pavërtetë dhe dashakeqës ndaj punës së Policisë, e cila edhe për masat e marra në protestën e datës 8 janar ka marrë vlerësimet maksimale nga OSBE dhe organizma e partnerë të tjerë ndërkombëtarë."-shprehet Policia e Shtetit.


Lajmi kryesor:

Bardhi: Policia ndërhyri me vonesë më 8 janar! Një nga 6 drejtorët e Gardës ndodhej në seli për të mbrojtur Bashën! Policia e Shtetit: E pavërtetë, vepruam sipas ligjit për një parti politike


  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?