Pamje nga protesta e 8 janarit në selinë e PD

Ndërhyrja e policisë në protestën e dhunshme të Berishës në PD, zbulohet SMS-ja që Ervin Salianji i dërgoi Gledis Nanos

10 Janar 2022, 16:35| Përditesimi: 10 Janar 2022, 16:57

  • Share

Zbulohet SMS-ja që i është dërguar në numrin personal Drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, për të ndërhyrë në protestën e dhunshme të ish-kryeministrit Sali Berisha në Partinë Demokratike dy ditë më parë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Ervin Salianji i ka kërkuar Gledis Nanos që të ndërhyjnë pasi ish-kryeministri po rrezikonte jetën e demokratëve.

Ndër të tjera, në SMS-në që Salianji i ka dërguar Nanos, shprehej se me sulmet e godinës së selisë blu, po rrezikohej edhe jeta e drejtuesve të lartë të Partisë Demokratike.

“Sali Berisha po rrezikon jetën e dhjetëra demokratëve me aktet e dhunës së sotme! Me një akt të paprecedentë, mercenarët nën urdhrat e tij, po sulmojne godinën e Partisë Demokratike, duke vënë në rrezik real jetën e drejtuesve më të lartë të Partisë Demokratike në qendër dhe në rrethe, si dhe të dhjetëra demokratëve të tjerë. Gjakderdhja duhet ndalur nga institucionet ligjzbatuese! I bëjmë thirrje institucioneve të ndërhyjnë për të shmangur viktimat e dhunës së Sali Berishës mes demokratëve!”-shkruante Salianji në SMS-në e dërguar Gledis Nanos të shtunën e 8 janarit.

Ndërkohë, Report Tv mëson se ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të merren në pyetje në lidhje me protestën e 8 janarit. Burime për Report Tv nga prokuroria konfirmojnë lajmin se do të thërrasin Berishën dhe Bashën si dëshmitarë. Burimet bëjnë me dije se thirrja e tyre do të bëhet në ditët në vijim. 

E shtuna ishte një ngjarje dramatike për Partinë Demokratike por edhe për imazhin e vendit. Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë e Partisë Demokratike. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi por rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës. Nga ana tjetër Sali Berisha shkoi vetë dje në selinë e PD, ndërsa i cilësoi 'dhunuesit' si heronj duke shtuar ato ruajtën gjakftohtësinë dhe rrëzuan dyert e blinduara të 'Lul Bravës'.

Komento

Komente

  • Shaqo: 10/01/2022 17:56

    Cfare? deshmitare? Sa turp.

    Përgjigju
  • Spiuni: 10/01/2022 17:14

    Mashtrim. Nuk eshte ky stili i te shkruarit te Salianit. E kemi pare kur i shkruante Grides se cfare stili ka. Kjo eshte dora e Edit. Ai ia shkruan edhe Bashes fjalimet. E di gjithe Shqiperia kete pune. Vetem ju se keni marre vesh.

    Përgjigju
    • Spihuni: 10/01/2022 19:50

      Qenke palla jarit o salibirishti spiun

    • Samiu: 10/01/2022 18:37

      Ha ha ha ha ... sa imagjinate te zhvilluar qe keni mor amani... Per tu patur zili ...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?