Ndërhyrje në zgjedhjet amerikane? Ambasada ruse në SHBA e mohon: S'ka asnjë provë, të shpikura për t’u përdorur në luftën e brendshme politike

6 Nëntor, 09:45| Përditesimi: 6 Nëntor, 11:13

  • Share

Ambasada ruse në Shtetet e Bashkuara ka mohuar akuzat për ndërhyrjen e Moskës në zgjedhjet presidenciale amerikane, pasi autoritetet thanë se kërcënimet me bomba të shpikura ndaj stacioneve të votimit dukeshin se kishin origjinën nga Rusia.

FBI-ja konfirmoi se kërcënimet me bomba ndaj disa pikave të votimit në shtete të ndryshme mund të kishin buruar nga domainet e postave elektronike ruse. Megjithatë, FBI-ja tha se asnjë prej kërcënimeve nuk u përcaktua si e besueshme, megjithatë ato shkaktuan mbylljen e përkohshme të disa pikave votimi.

Kjo ka ndodhur pas një vlerësimi të inteligjencës amerikane muajin e kaluar, sipas të cilit operativët rusë ishin pas një videoje të rreme që pretendonte të tregonte dikë duke shkatërruar fletëvotime të dërguara me postë në Pensilvani në fund të tetorit.

Ambasada ruse në Uashington tha se akuzat amerikane ishin pa baza.

"Shpifje dashakeqëse. Shpikur për përdorim në luftën politike të brendshme të Shteteve të Bashkuara. Nuk ka marrë asnjë provë në kontaktet e saj me zyrtarët amerikanë ose edhe ndonjë kërkesë lidhur me historinë që po promovon shtypi" dhe akuzoi autoritetet dhe mediat amerikane për "histeri" lidhur me informacionet e rreme të pretenduara ruse në lidhje me zgjedhjet’, tha ambasada në deklaratat e saj, të raportuara nga agjencia e lajmeve shtetërore RIA Novosti.

Edhe sekretari i shtypit i presidentit rus, Dmitry Peskov, ka mohuar disa herë çdo ndërhyrje zgjedhore nga Moska, duke thënë se akuzat ishin "plotësisht të pabaza," sipas RIA Novosti.


Lajmi kryesor:

Trump fiton zgjedhjet, bota uron Presidentin e ri të SHBA-së, Putin ende! Netanyahu: Fillim i ri! Shefi i NATO-s: Çelësi në mbajtjen fort të Aleancës! Mesazh dhe nga Von der Leyen e Erdogan


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?