Shkrimtari Ismail Kadare dhe presidenti Hashim Thaçi

Nderimi i Kadaresë/ Thaçi: Vlerësim i lartë ndërkombëtar për gjeniun e letrave shqipe

1 Janar 2020, 20:09| Përditesimi: 1 Janar 2020, 20:14

  • Share

KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi uroi sot shkrimtarin Ismail Kadare me rastin e marrjes së titullit “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit” nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Për Thaçin, ky është një vlerësim i lartë ndërkombëtar për krijimtarinë e jashtëzakonshme, për Kadarenë, ose siç njihet gjeniu i letrave shqipe.

"Nderimi i shkrimtarit tonë të shquar Ismail Kadare me titullin e lartë shtetëror “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit” nga Presidenti francez Emmanuel Macron është vlerësim i lartë ndërkombëtar për krijimtarinë e jashtëzakonshme të gjeniut të letrave shqipe, që me vite është pretendent për Çmimin Nobel për letërsi. Shkrimtarit Ismail Kadare, që me dinjitet e përfaqëson letërsinë shqipe në rang botëror, i shprehim urimet më të sinqerta, ndërsa Presidentit Macron falënderim dhe konsideratë të veçantë", shkruan Thaçi.

Postimi i plotë i presidentit Hashim Thaçi

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?