Ndërrimi i viteve, të huajt rezervojnë në hotelet e Durrësit! 50% e kapaciteteve, të ezauruara

2 Dhjetor 2023, 13:41| Përditesimi: 2 Dhjetor 2023, 18:27

  • Share

Festat e fundvitit prej disa vitesh kanë ndryshuar nga festimet tradicionale ku të gjithë mblidheshin në shtëpi dhe argëtoheshin përgjatë orëve të fundit të 31 dhjetorit, duke i lënë vendin tashmë festimeve në mbrëmje gala pranë hoteleve e resorteve në bregdet. 

Ardhja e turistëve te huaj ka sjellë zhvillime të tjera dhe tashmë duket se qyteti i Durrësit është kthyer në një destinacion të preferuar edhe ne dimer. Surprizë janë turistet italiane, tregojne menaxherët e strukturave hoteliere.

“Tashmë 50% e kapacitetit është ezauruar dhe surprizë janë italianët të cilët kanë shfaqur interes të lartë si kurrë më pare per te festuar ne Durres ne datat 31 dhjetor dhe 1 janar”- u shpreh Blerim Norja, menaxher hoteli.

Po kështu të shumtë janë bullgarët që do ta festojnë ndërrimin e viteve në Durrës.

“Rreth 60-70% e kapacitetit tonë hotelier është ezauruar, ndërkohë që klientela eshte besnike, duke pasur të njëjtat agjenci dhe vizitorë si vitet e meparshme. Sidomos bullgarët të cilët janë në numër të lartë madje festimet i bëjnë një orë më parë (23:00) pasi festojnë me orën e tyre lokale.”- tha Albulen Ndrepepaj, menaxher i një resorti.

Durrësi prej vitesh është kthyer ne një destinacion për pushime familjare ndryshe nga kryeqyteti ku mbizotërojnë organizimet rinore. Në qytetin bregdetar organizohen çdo vit mbrëmje gala larg qendrës së qytetit dhe pranë detit!

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?