Ahmet Osja

Ndërron jetë ish- ministri dhe ish- deputeti i PS-së në Shkodër

23 Shkurt 2020, 20:43| Përditesimi: 23 Shkurt 2020, 21:32

  • Share

SHKODËR- Është ndarë nga jeta ish-ministri i PS-së dhe ish-deputeti i PS së Shkodrës në vitet 1982 - 1991, Ahmet Osja. Profesori i Shkencave Bujqësore, Osja ndërroi jetë në moshën 80- vjeçare.

Kush ishte Ahmet Osja?
Ahmet Osja lindi në Shkodër në 1939, Profesor i shkencave bujqësore dhe mban Urdhri "Mjeshtër i Madh", viti 2009 nga Presidenti i Shqipërisë. Për afro 9 vjet (1982-1991) përfaqësoi rajonin e Shkodrës si deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Ka qenë edhe ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave si dhe lektor në Universitetin e Shkodrës.Ahmet Osja sipas është diplomuar në Institutin e Lartë Bujqësor sot Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe punoi fillimisht si Agronom në zonën e Dukagjinit, në Stacionin e Zooteknisë në Shkodër.

Për afro 30 vjet punoi si ekspert dhe pastaj si drejtues në Instituti i Misrit dhe Orizit Si koleg i afërt i Akademikut dhe shkencëtarit , Hysen Laçej , njihet për rolin e çmuar në krijimin e hibrideve të rinj të misrit si dhe evolimin e teknologjisë së tij.

1982 - 1991 Afro 9 vjet përfaqësoi rajonin si deputet në Kuvendi i Shqipërisë.

Profesor Osja ka qënë edhe Ministër i Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave si dhe lektor në Universiteti i Shkodrës.
2009 - Mjeshtër i Madh nga Presidenca e Republikës.

2009 - Këshilli Bashkiak i Shkodrës e ka shpallur Profesorin Ahmet Osja " Mirënjohja e Qytetit" .

2009 - Forumi i Intelektualëve Shqiptarë , dega Shkodër përfaqësuar nga ish kryetari Gëzim Uruçi e vlerësoi si intelektual i shquar, emblemë e qytetarisë, me njohuri të gjithanëshme në shumë fusha të shkencës e kulturës dhe një personalitet i historisë shqiptare

2010 - Nderi i Akademia e Shkencave, ishte titulli nga kryesia e akorduar ciceronit të bujqësisë Profesor Ahmet Osja.

2016 - Honoris causa

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • kastriot: 23/02/2020 21:55

    Nuk shkoj ne miting se me ze koronavirusi

    Përgjigju
    • Meti: 24/02/2020 00:14

      Do gjem nje mask per ty!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?