Haxhi Memolla

Kishte shkuar në Peshkopi për të parë ndeshjen/ Infarkti i merr jetën në moshën 52-vjeçare kryebashkiakut të Rrogozhinës, Haxhi Memolla

22 Shkurt 2020, 15:46| Përditesimi: 22 Shkurt 2020, 18:03

  • Share

PESHKOPI- Kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës Haxhi Memolla ka ndërruar jetën pasditen e sotme në moshën 52-vjeçare pas infarktit të miokardit. Ai kishte shkuar në Peshkopi bashkë me skuadrën e qytetit të Rrogozhinës Egnatia për përballjen ndaj Korabit. Në pushimin e ndeshjes ai ka shkuar të konsumojë një kafe pranë stadiumit bashkë me disa persona të tjerë, ku papritur ka pësuar infarktin që ka rezultuar tragjik për të. Memolla është dërguar në spitalin e Dibrës pa shenja jete. 

Haxhi Memolla drejtonte Bashkinë e Rrogozhines prej korrikut të vitit të kaluar, pasi garonte i vetëm në zgjedhjet e 30 qershorit ku mori  5399 vota, duke pësuar në këtë detyrë Beqir Nuredinin nga PDIU-ja. Ky i fundit ishte ndër kryebashkiakët e vetëm të djathtë që dorëzoi detyrën pa asnjë kundërshtim, duke shtrënguar duart me Memollën. Para se të merrte drejtimin e Bashkisë Memolla njihej si biznesmen në qytetin e Rrogozhinës. Ai kishte një restorant në këtë qytet me emrin "Memolla".

Ora 18:58
Vdekja e kryebashkiakut, kreu i grupit të PS-së: Lamtumirë, socialist i vjetër e zemërmirë

1582394561_haxhimemolla.jpg
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas ndarjes nga jeta të kryetarit të Bashkisë së Rrogozhinës Haxhi Memolla. Balla shprehet se familja e madhe dhe e nderuar Memolla humbi sot një njeri të dashur, miqtë humbën Haxhiun e gjendur dhe zemërmirë, socialistëve të Rrogozhinës ju largua para kohe një përfaqësues i denjë.

"Lamtumirë i dashur mik dhe shok Haxhi Memolla! Sot u nda papritmas nga jeta Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë Haxhi Memolla. Si mik dhe shok i vjetër në familjen tonë socialiste e kam pak të vështirë të lidh apo të përmbledh në disa fjalë ngushëllimin për familjen, për miqtë dhe qytetarët e Rrogozhinës.

Familja e madhe dhe e nderuar Memolla humbi sot një njeri të dashur, miqtë humbën Haxhiun e gjendur dhe zemërmirë, socialistëve të Rrogozhinës ju largua para kohe një përfaqësues i denjë, Rrogozhinës iu ndërpre në mes mandati i një Kryetari i cili çdo ditë i shërbeu me përpikmëri banorëve të nderuar të kësaj Bashkie" shkruan ai.

Ora 18:57
Vdekja e kryebashkiakut, deputetja socialiste: Ikje pa radhë që trondit kujtesën

1582394271_berinagjylameti.jpg
Deputetja socialiste Blerina Gjylameti shkruan se ikja e Haxhi Memollës është e pabesueshme dhe që  që trondit kujtesën, por shton se do të mbetet gjithmonë në memorien e saj i njeriu i mirë i buzëqeshur.

"Pa fjalë dhe e pabesueshme për ndarjen tënde nga jeta miku ynë. Një ikje pa rradhë që trondit kujtesën tonë dhe shton dhimbsurinë e çmueshme për jetën. Haxhi Memolla ishte dhe mbetet memoria e njeriut të mirë të cilin do ta mbaj mend përherë si në këtë foto, të buzqeshur. U prefsh në paqe".

Ora 17:59
Veliaj mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të kryebashkiakut të Rrogozhinës: Ike beftas! Dhurove veç përkushtim për qytezën e vogël

1582390788_veliaj.jpg

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut të tij , kryebashkiakut të Rrogozhinës, Haxhi Memolla. 

“Shpesh zoti na shtyn për mirësi, përqafime e bashkëpunim pa e kuptuar pse. Por me sa duket ka një pse! Prehu në paqe miku ynë, Haxhi Memolla, kryetar i Bashkisë Rrogozhinë! Ike beftas e dhurove veç buzëqeshje, dashuri e përkushtim për qytezën e vogël e gjithë ne që të njohëm”, shkruan Veliaj.

Ora 16:24
Ndarja nga jeta e kryebashkiakut socialist gjatë ndeshjes, Klubi i Korabit: I shprehim ngushëllimet familjarëve

1582385237_nuredini.jpg

Klubi i qytetit të Peshkopisë, Korabi i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të kryebashkiakut të Rogozhinës Haxhi Memolla për ndarjen nga jeta të tij pas një infarkti teksa konsumonte kafe në një nga lokalet pranë stadiumit.

"I shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes dhe qytetarëve të bashkisë Rrogozhinë, për humbjen e kryetarit të Bashkisë Z. Haxhi Memolla i cili u nda nga jeta pas një infarkti ndërkohë që po konsumonte një kafe në një nga lokalet e qytetit të Peshkopisë!", shkuhet në mesazhin e Klubit të Korabit.

Postimi i plote i Korabit
Komento

Komente

  • Besnik: 22/02/2020 23:58

    Po te ishte nje kryefamiljar i thjeshte nuk shkruante askush per te ndjerin.Pak pushtet dhe o burra sikur vdiq Skenderbeu prape.Kush linde do vdesi.Dikush me heret dikush me vone por askush nuk jeton pergjithmone.

    Përgjigju
  • Ajo: 22/02/2020 19:48

    Komentet jane te neveritshme. U prehsh ne paqe e ngushellime familjareve!

    Përgjigju
  • Agjenti: 22/02/2020 19:09

    I marrte me vete gjithe kryebashkiaket duke fillu nga lali

    Përgjigju
    • @Agjentit: 22/02/2020 22:13

      Ngushëllime familjes. U prehtë në paqe. Ty agjent robt ku ti kesh o farë e ndyrë turke. Nuk po të them të martë me vete i ndieri se ti ske vend në tokë se qelb dynjan me ligësinë që ke në shpirt.. Ti meriton fundin e oqeanit!!

    • Dashamiri: 22/02/2020 21:35

      Bashkohem edhe une me deshiren per te ngushelluar edhe te tjeret.

  • Arbëri: 22/02/2020 17:58

    Ngushllime!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?