Një tjetër lajm i trisht për sistemin e drejtësisë në vend. Është ndarë nga jeta një prej gjyqtarëve më të njohur të Shqipërisë në këto 30 vite, Kristaq Traja.
Traja ka qenë drejtues i grupit për diskutimet për ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi.
Report Tv mëson se Traja është shuar në Strasburg, ku jetonte prej vitesh pasi ka mbajtur edhe pozicionin e gjyqtarit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, si përfaqësues i Shqipërisë.
Traja ka qenë kryetar i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Ai më parë ka mbajtur edhe pozicionin e -zv ministrit të Drejtësisë, si dhe ish-rektor i një universiteti privat.Mbrëmjen e djeshme u njoftuar gjithashtu se u nda nga jeta edhe ish-anëtari i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Kristaq Ngjela. Ngjela ka ushtruar detyrën e anëtarit të Gjykatës së Lartë për 7 vite , përkatësisht në vitet 2000-2007.
Nje hale me pak…
Përgjigju