Foto ilustruese

Kronikë

Ndërron jetë një qytetar nga COVID, shënohen 11 raste te reja në 24 orët e fundit

11 Qershor 2021, 16:17| Përditesimi: 11 Qershor 2021, 16:27

  • Share

1 qytetar ka ndërruar jetë si pasojë e COVID 19 në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë njofton se betejën me virusin nuk e ka fituar një 73 vjeçar nga Berati.

Ndërkohë nga 2915 testime të kryera në gjithë vendin, 11 qytetar kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Aktualisht po marrin trajtim spitalor 22 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. Sakaq në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,807 që nga fillimi i epidemisë. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 

3 raste në Tiranë, 2 raste në Gjirokastër,  Cërrik, 1 rast në Malësi e Madhe, Durrës, Berat, Kuçovë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (11 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        11

Të shëruar në 24 orë      22

Të shtruar në spitale      22

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                2,915

Testime totale            751,831

Raste pozitive             132,437

Raste të shëruara        129,807

Raste Aktive                  177

Humbje jete                  2,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       57

Tiranë          43

Berat             23

Elbasan        15

Lezhë           12

Korçë           7

Durrës          5

Gjirokastër  5

Fier                4

Dibër             3

Vlorë              2

Kukës           1

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?