Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se duke nisur nga dita e nesërme më 17 prill do të ketë devijime të rrugës nga sheshi Shqiponja deri te Pallati me Shigjeta për shkak të punimeve që po bëhen për Unazën e Madhe. Punimet që do të nisin për Lotin 3 të aksit do të sjellë disa devijime në drejtimin e lëvizjes.
Automjetet që do të vijnë nga Sheshi Shqiponja në drejtim të Pallatit me Shigjeta, pas daljes nga nënkalimi i “Ozone”, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore të Lot-it 3, duke shmangur kështu aksin kryesor deri pranë Mbikalimit te Pallatit me Shigjeta, e duke vazhduar më pas sipas orientimit ekzistues.
Automjetet që përdorin aksin e rrugës dytësore djathtas, nuk do të kenë ndryshim të lëvizjes.
Automjetet që do të vijnë nga Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta në drejtim të rruges “Teodor Keko”, do të devijojnë djathtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës dytësore të Lotit 3, duke shmangur kështu aksin kryesor deri pranë nënkalimit të O-Zone, e duke vazhduar më pas sipas orientimit ekzistues në Lotin 2.
Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” nuk do të ketë ndryshime në qarkullim.