Ministrja e Kulturës, Elva Margariti

Ndërtohet shtëpia-muze e Sterio Spasses, ministrja Margariti: Nga kotec pulash e bëmë qëndër kulturore

15 Mars 2021, 16:40| Përditesimi: 15 Mars 2021, 16:44

  • Share

Ministria e Kulturës ka ndërtuar disa shtëpi muze për figurat e shquara në vend, ndërsa e fundit ishte ajo e shkrimtarit Sterio Spasse në fshatin Gollomboç, në Prespë.

Ka qenë vetë ministrja Elva Margariti e cila ka inspektuar punimet ndërsa disa detaje i ka bërë me dije përmes një postimi në rrjete sociale.

“Në fshatin Gollomboç, në Prespë, ku po merr jetë shtëpia-muze e shkrimtarit Sterio Spasse. Falë një bashkëfinancimi ndërkufitar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me mbështetjen e Bashkimit Europian, nga një godinë e rrënuar, shndërruar në një kotec pulash, po kthehet në një qendër kulturore për zonën e turistët, që shijojnë peizazhin e mrekullueshëm të këtij fshati. Një investim, që do të shtrihet edhe në rijetëzimin e hapësirave publike, në Gollomboç”, shkruan Margariti.

Së fundmi është restauruar Muzeu “Mësonjëtorja e parë shqipe” në qytetin e Korçës. Gjatë inaugurimit të kësaj ndërhyrje të bërë në godinën që shërbeu si shkolla laike shqipe nga 7 marsi i vitit 1887, ishte dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?