Kronikë

Ndërtuan pa leje tek Kepi i Rodonit dhe zaptuan plazhin, në pranga administratori dhe punëtorët e ndërtimit

5 Qershor 2021, 10:02| Përditesimi: 5 Qershor 2021, 10:18

  • Share

5 persona janë vënë në pranga të policisë në Durrës, pas një operacioni në kuadër të goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e zënies së hapësirave publike dhe ndërtimeve të paligjshme, tek Kepi i Rodonit.

Report Tv mëson se është arrestuar në flagrancë shtetasi Selim Alla, 43 vjeç, banues në  Ishëm, Durrës, administrator i një kompleksi në “Kepin e Rodonit", Durrës, për veprat penale "Ndërtim i paligjshëm" dhe "Pushtimi i tokës", pasi është konstatuar duke ndërtuar dhe zaptuar hapësirën publike në pjesën e rërës buzë detit, pa lejen e organeve kompetente.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasve: Elton Likmeta, 21 vjeç; Xhanfranko Bushi, 27 vjeç, banues më Ishëm, Durrës; Florenca Doka, 43 vjeç, banues në Lushnjë dhe Fatjon Manuka, 23 vjeç, banues në Manzë, për vepren penale “Dhënie ndihmë për  ndërtim të paligjshëm", pasi ishin duke kryer punime të ndryshme në ambientet e këtij kompleksi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 06/06/2021 01:31

    Vertet qe zaptuesi i prones publike duhet te shkoje para drejtesise,por edhe keta punetoret duhet te pergjigjen penalisht sepse po ndihmojne ne nje akt kriminal.Eshte njelloj si punetoret shqiptare, qe arrestohen neper Evrope duke u kujdesur per marjuanen ne shtepite e barit.Nuk eshte e thene qe ata te jene pronare te droges patjeter,por kur e di qe eshte e kundraligjshme,eshte krim dhe prape aktivizohesh dhe ndihmon ne kultivimin e canabisit,ose ne ngritjen e nje kafe-bari pa leje,nuk ka shume ndryshim,akti ose veprimi eshte njelloj,eshte krim,eshte shkelje ligji qe penalizohet.Prandaj njerezit duhen te ndergjegjezohen dhe ne raste si i mesipermi,duhet t'i kerkojne ndertuesit t'ju tregoje lejen e ndertimit.S'ka leje ndertimi,s'ka pune!Le te gjeje budallenj te tjere qe t'a ndihmojne dhe pastaj te bejne burgun per te,ose me te bashke.

    Përgjigju
  • Kaco: 05/06/2021 12:23

    Show mediatik eshte art mevete. Arestohet kryekamarieri dhe puntoret e ndertimit. Po i shkreti pronar i objektit lihet te shikoj TV i qete prane familjes? Dmth n.q.s me fton njeri qe ti nderroj rubinetin e cezmes, duhet qe te vete ne kadaster qe te shikoj n.q.s e ka shtepine me leje se dhe mund te arrestohem ne flagrance. Te vesh duart ne koke.

    Përgjigju
  • Urimi: 05/06/2021 11:17

    Po ndonje pronar/investitor do burgoset ndonjehere apo vetem keta punetoret e shkrete????? Hajde hajde e ha i dobeti se i forti asgje nuk peson

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?