Tifozët e Arsenalit të mbetur jashtë stadiumit

Ndeshja e parë e sezonit, shtyhet Arsenal - Nottingham! Shkak bëhen tifozët

12 Gusht 2023, 13:42| Përditesimi: 12 Gusht 2023, 13:45

  • Share

Arsenali dhe Nottingham Forest luajnë sot në 14:00 për javën e parë në Premier League. Dueli ishte programuar për në orën 13:30, por një defekt i papritur në zonën e biletave ka bërë që shumë tifozë të mbeten jashtë "Emirates" në Londër.

Sistemi i biletave në Emirates nuk ishte funksional për shumë minuta, duke bërë që një numër i madh tifozësh të mbeteshin jashtë.

Kësisoj është marrë vendimi që dueli të shtyhet me 30 minuta, sa tifozët të zënë vendet në shkallët e stadiumit. Java e parë e sezonit të ri nis me probleme për Arsenalin, që kërkon të jetë konkurrues edhe këtë edicion.

Formacionet zyrtare:

Arsenal: Ramsdale; White, Saliba, Partey, Timber; Rice, Havertz, Odegaard; Saka, Nketiah, Martinelli;

Nottingham: Turner; Worrall, Boly, McKenna; Aurier, Yates, Danilo, Mangala, Ola Aina; Gibbs-White, Johnson.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?