Ndëshkohen 65 këmbësorë, 76 shoferë u hiqet patenta për 3 vite! 700 mijë lekë gjobë 'të pabindurit' që theu vetëkarantinimin (VIDEO)

25 Mars 2020, 10:24| Përditesimi: 25 Mars 2020, 12:58

  • Share

TIRANË- Dy javë nga karantina dhe ende ka qytetarë të cilët shkelin rregullat e vendosura për mbrojtien e jetës e për pasojë ndëshkohen nga policia.

Qytetari K.B i cili është një prej 120 mijë qytetarëve të cilët duhet të qëndrojnë në karantinë pasi kanë ardhur nga zonat e prekura jashtë vëndit është gjobitur pasi është kapur në Tiranë duke lëvizur në qytet. Gjoba ndaj tij është 700 mijë lekë ose 5 mijë euro sipas ndëshkimeve të parashikuara në Aktin Normativ, tashmë në fuqi.

Megjithatë, ky nuk është shkelësi i vetëm i karantinës. 65 gjoba janë vendosur për qytetarë në të gjithë vëndin pasi janë konstatuar në lëvizje pas orarit të lejuar me këmbë apo me bicikletë, pa asnjë emergjencë të justifikuar. Ndërsa një prej këtyre shtetasve të gjobitur është shoqëruar e arrestuar në Komisariat pasi ka kundërshtuar punonjësit e policisë.

76 shtetas të tjerë janë kapur duke drejtuar automjetin e tyre në shkelje të urdhrit që ndalon qarkullimin, dhe u është hequr leja e qarkullimit dhe u është bllolluar mjeti. Ndërkohë rezulton se 9 subjekte tregtare që nuk kanë respektuar orarin e mbylljes në ora 13:00 janë ndëshkuar dhe ndaj administratorëve është marrë masë e gjobës 100 mijë lekë për secilin.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, të mos lëvizin as në oraret e lejuara pa ndonjë arsye, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 25/03/2020 10:28

    Po pse nuk e thojn vendbanimin dhe emrin ti demaskojn keta monstra

    Përgjigju
    • Popull: 25/03/2020 15:22

      O idiot, mos ha m... kot. Bravo i qofte forcave te rendit qe rrezikojne infektimin prej ketyre moantrave. Ato 5.000 euro do I paguaje qe c'ke me te. Ka menyra plot. I konfiskohet pasaporta dhe le te rrije 10 vite karantine ne Shqiperi.

    • mos fol ne emrin e popullit: 25/03/2020 14:21

      monster je ti qe ben gjyq ne nje lajm idiot qe degjon ne internet. ai qe e m ori ate gjoben vec me qene budall tia paguaje ketij shteti hajdut qe vazhdon paguan projektet e vjedhjeve nderkohe qe thote skemi lek per njeresit qe humben gjithska, e mund te humbin gjene me te shtrejte jeten e tyre. Idiotesi eshte dhe dhe ky distancimi se akoma nuk e kane idene se si perhapet virusi perderisa po ngrihet ne menyre eksponenciale.

    • Mos fol emer popullit: 25/03/2020 11:15

      Si gjithmon nje komentues qe fyen cdo qytetar apo bashkekombas ton . Ti je moster ti qe njehere perdore emrin kafshe apo Fred apo njehere PPsh . I pa shpirt , qe as ato skan dashur te semuren . Sherim te shpejte te prekurve , pasi mund te prekedh edhe ti , vellai apo nje pjestar tjeter i familjes tande . Zoti i sherofte te gjithenqe po vuajne ane-mbane botes

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?