Foto ilustruese

Ndihen lëkundje tërmeti në vendin tonë me magnitudë 4.6 rihter, epiqendra në Pukë

14 Janar 2022, 22:49| Përditesimi: 15 Janar 2022, 08:20

  • Share

PUKË- Lëkundje tërmeti janë ndjerë këtë mbrëmje në Shqipëri. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në qytetin e Pukës ndërsa lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Lezhë e Kosovë.

EMSC shkruan se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.6 ballë të shkallës rihter dhe epiqendra e saj ka qenë 12 km nga qyteti i Pukës, ndërsa thellësia e saj ka qenë 10 km. 

Kujtojmë që edhe pak ditë më parë në shumë qytete të vendit tonë u ndjenë lëkundje tërmeti, ndërsa epiqendra ishte 2 km në perëndim të Follorinës, Greqi.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?